Jo vetëm të atit, por i riu Havier Dobi së akuzohet se së bashku me nënën e tij që punonte si pastruese kanë grabitur 540 mijë euro, i ka dërguar një letër edhe të dashurës së tij. Ai shkruan ndër rreshta se ajo duhet ta presë dy muaj.
Në letrën e dërguar babait të tij nga paraburgimi, 20-vjeçari shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dobit nuk do ja falë kurrë dhe se ndihet aq keq emocionalisht sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Mami nuk do ja fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten. Dhe, mos u bëj merak, ty, mbesën, babin dhe Ilire. Do dal vetëm për ju”,-shkroi ndër rreshta Havier Dobi.