Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hekurudha kuqezi Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane

19:40 / April 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 14 191230
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë. Në ceremoninë e rastit morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky është një moment historik për Shqipërinë. ”Nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi, flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen europiane”,-tha Balluku.

Për të kjo hekurudhë do të jetë një nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane dhe do t’i japë një rëndësi të veçantë gjithë zhvillimit politik dhe gjeopolitik Evropës Juglindore. ”Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë europiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike.

Do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku.

Duke u ndalur tek Shkodra, Balluku tha se e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë. ”Shkodrës i takon plotësisht me ligj dhe kanun ta ketë këtë stacion të kombit shqiptar një stacion hekurudhor, të jetë jo vetëm një stacion tranzit, por një stacion si në vende evropiane”, tha Balluku. Sa i takon Gjakovës, ministrja tha se mbart një histori të jashtëzakonshme, e cila ka vlera të paçmuara si për vendndodhjen e saj strategjike, ashtu edhe për ekonominë që zhvillon, por padyshim dhe gjeografikisht për gjithë ndërlidhjen që arrin të bëjë midis Shqipërisë dhe Kosovës.

belinda balluku Durrës-Prishtinë hekurudha kuqezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Fundjavë përvëluese me temperatura deri në 41°C, ndryshim i motit në mesjavë me reshje dhe stuhi

18:18 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.