Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Helmimi i liderit opozitar/ Gjermania kërcënon Rusinë: Shpresojmë mos na detyroni të ndryshojmë mendim për ‘Nord Stream 2’

19:35 / September 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qweee 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania ka kërcënuar Rusinë në lidhje me helmimin e liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Në fillim Gjermania i kërkoi Kremlinit të aktivizohet për të bërë një hetim transparent për rastin në fjalë, por tashmë ministri i jashtëm, Heiko Mass e ka kërcënuar edhe me ndalimin e punimeve të Nord Stream 2, gazsjellësin ruso- gjerman.

Mass thotë se Rusia duhet të fillojë hetimet për helmimin e Navalny, ose në të kundërt Gjermania jo vetëm do rishikojë pozicionin për Nord Stream 2, që po kalon nën detin baltik, por edhe do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë për sanksione të mundshme.

“Shpresoj se Rusët nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë në lidhje me Nord Stream 2. Nëse nuk do të ketë një kontribut nga pala ruse në lidhje me hetimin në ditët në vijim, ne do të duhet të këshillohemi me partnerët tanë”- tha Mass.

Mass thekson se ndalimi i Nord Stream 2 do të dëmtonte edhe kompanitë gjermane, por gjithsesi Gjermania mund ta marrë këtë hap presioni.
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u shtrua në një spital në Siberi disa javë më parë. Doktorët rusë thanë fillimisht se nuk ishte helmuar, por koma mund t’i kishte ardhur nga rënia e sheqerit.Por gjithsesi, Gjermania u vetofrua që t’i jepte ndihmë mjekësore Navalny duke e transferuar në Berlin, aty ku u zbulua se ai ishte helmuar me agjent Novychok, shumë i rrezikshëm.

Gjermania dhe BE e kanë dënuar aktin, por Kremlini e përjashton si mundësi. Nga ana tjetër opozita ruse akuzon Kremlinin dhe Putinin si person përgjegjës që dha urdhërin për eleminimin e Navalny.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal

13:05 / October 12, 2026

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

12:54 / October 12, 2026

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.