Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Helmoi pacientët qëllimisht, “Doktor Vdekja” dënohet me burgim të përjetshëm

13:57 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5279
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-anestezist francez, i cilësuar nga prokuroria si “Doktor Vdekja”, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të dhjetëra pacientëve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 prej tyre. Vendimi u dha nga një gjykatë në qytetin Besançon, në lindje të Francës, e cila e gjeti Frédéric Péchier fajtor për ndotjen e qeseve të infuzionit me substanca të rrezikshme, që shkaktonin arrest kardiak ose hemorragji të rënda.

Sipas hetimeve dhe provave të paraqitura në gjyq, Péchier ka helmuar qëllimisht 30 pacientë gjatë periudhës 2008–2017, në dy klinika private në Besançon. Viktimat varionin në moshë nga një fëmijë 4 vjeç, i cili u mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016, deri te një pacient 89-vjeçar. Prokuroria e përshkroi sjelljen e tij si kriminale dhe tronditëse. “Ju jeni Doktor Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju keni turpëruar të gjithë mjekët dhe e keni kthyer këtë klinikë në një varrezë”, tha prokurori në sallën e gjyqit.

Rasti i parë që ngriti alarmin ishte ai i Sandra Simard, 36 vjeçe, e cila pësoi një arrest të papritur kardiak gjatë një operacioni në shtyllën kurrizore. Ajo mbijetoi falë ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, paradoksalisht edhe nga vetë Péchier, por përfundoi në koma. Analizat laboratorike të qeseve të infuzionit treguan nivele kaliumi deri në 100 herë më të larta se doza e lejuar, çka çoi në njoftimin e menjëhershëm të prokurorisë dhe hapjen e hetimeve.

Gjatë një procesi gjyqësor që zgjati 15 javë, Frédéric Péchier mohoi vazhdimisht çdo përgjegjësi, ndonëse pranoi se disa pacientë mund të ishin helmuar. “Nuk jam helmues. E kam respektuar gjithmonë betimin e Hipokratit”, deklaroi ai para trupit gjykues. Megjithatë, gjykata e konsideroi atë fajtor për aktet e rënda penale, duke theksuar se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të etikës mjekësore dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e pacientëve.

Sipas vendimit, Péchier do të duhet të vuajë të paktën 22 vite burg përpara se të ketë të drejtën e shqyrtimit të mundshëm për lirim me kusht. Ai ka qenë në liri gjatë gjithë zhvillimit të procesit gjyqësor. Ish-anestezisti ka afat 10 ditë për të paraqitur ankesë ndaj vendimit, çka do të çonte në një gjykim të dytë brenda një viti.

doktor vdekja helmoi Pacientët qëllimisht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.