Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Henrik Hoxhaj rrëfen pse Ardian Ozuni porositi vrasjen e Filip Gjeloshit. Një femër pengoi finalizimin e atentatit

12:45 / May 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
henrik1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera dëshmi të autorëve të krimeve në Shqipëri dalin në dritë. Në dosjen e siguruar nga Tirananews.al zbardhet dëshmia e shtetasit Henrik Hoxhaj, i cili jep të dhëna me interes në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarjen e datës 05.02.2011, për vrasjen e Filip Gjeloshit.

 70 -Ndërmjet të tjerave shtetasi Henrik Hoxhaj deklaron se “……Gjithashtu mbaj mend që në vitin 2011 muaji Shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga shtetasi Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky shtetas më ka ofruar që për të kryer vrasjen e shtetasit Filip Gjeloshi do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milion lekë paradhënie për shpenzimet. Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit. Pasi pranova ofertën për ta kryer punën unë e kam mbikëqyrur disa here shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj” derisa vendosa momentin e duhur për ta kryer. Unë kam pasur një automjet Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda mjetit kam pasur një automatik kallashnikov me silenciator. Automatikun ma ka gjetur Ardiani i cili njihej me pseudonimin “Cufi” dhe përveçse më gjeti armën i ka bërë nuk e di se ku edhe një silenciator të cilin e provuam tek karburanti i tij në Allias. Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë errësirë dhe unë kisha i parkuar afër lokalit që ky shtetas kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja që shënjestra (Filipi) të vinte. Ai ka ardhur pas një farë kohe me automjetin e tij mbaj mend që ka qenë i markës Mitsubishi me targa angleze dhe timon në krah të kundërt. Sapo e kam parë të afrohej kur ai ndaloi në kthesë kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar për nga drejtimi i sipërm pasi nga shinat e trenit mund të kishte postbllok tek ura Paskuqanit. Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë duke qenë se nuk..”. 10.5Ky deklarim i bashkëpunëtorit të drejtësisë H. H. vjen në harmoni edhe me provat e tjera të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit. Nga deklarimi i Hoxhajt merren të dhëna me interes në lidhje me ekzekutorin ku rezulton se është vetë ai, në lidhje me porositësin e këtij krimi ku rezulton të jetë shtetasi Ardian Ozuni. Nga deklarimi i këtij të fundit evidentohet edhe motivet që e çuan atë në porositjen e shtetasit Henrik Hoxhaj për të vrarë shtetasin Filip Gjeloshi. Rezulton se mes Filipit dhe Ardian Ozunit kishte një konflikt dhe ky është shkaku që çoi Ardianin që të vriste Filip Gjeloshin. Për realizimin e qëllimit kriminal i dyshuari Ardian porosit pikërisht shtetasin Henrik Hoxhaj i cili ka marrë të gjithë masat për të realizuar vrasjen 71 por pasoja e dëshiruar nuk erdhi për rrethana që nuk varen nga vullneti i autorëve të veprës penale.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.