Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku seancën e sotme parlamentare u ndal te çështja e fashës së energjisë elektrike.
Duke marrë shkas se qeveria shtyu pak ditë më parë aplikimin e fashës 800 kWh për konsumatorët familjarë, ka ironizuar opozitën duke thënë se qeveria nuk vihet në presion nga ata, por ka vlerësuar situatën hidrike në vend.
“Sa i përket energjisë, e di që jeni mërzitur shumë që nuk u aplikua fasha 800 kWh. Nuk jemi këtu për të vlerësuar mëziteni ju apo jo, por ju sigurojmë se, nuk jemi nga ata që vihemi në presion nga ju, ne kemi vlerësuar situatën”, tha Balluku.
Fakti qe nuk u aplikua fasha për energjinë elektrike, sipas ministres, i prishi planet opozitës për protesta.
