Kënga më e re e Capital T “Buzëqeshje”, përveç komenteve pozitive, mori edhe kritika nga disa prej dëgjuesve që kanë vënë re se është fshirë kryqi në Katedralen e Shën Shtjefnit, ku edhe është xhiruar ky projekt muzikor. Artisti sqaroi menjëherë se ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni. Ai risolli në kujtesë edhe këngën e tij “Hitman” të publikuar 5 vite më parë duke shkruar se ka qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në gjithë Shqiptarinë dhe ndër të parët që ka xhiru nëpër kisha.
Por, Capital T nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka rregulluar gabimin e produksionit dhe e ka rikthyer kryqin. Përmes një statusi në Instastory, Capitali ka kërkuar edhe një herë ndjesë publike, teksa ftoj ndjekësit ta shijojnë këngën në versionin origjinal.