Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hera e parë në histori, “kodi i kuq për temperaturat” në Angli, Johnson nën akuzë

22:37 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britani 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa zjarret kanë vënë nën thundër kontinentin evropian duke djegur mijëra hektarë pyje dhe shkaktuar vdekjen e 238 personave, në Angli në një moment të rrallë historik qeveria ka lëshuar për herë të parë “kodin e kuq” për temperatura ekstreme, që sjellin rrezik për jetën. Shkollat pritet të mbyllen, ndërsa njerëzve i këshillohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat ekstreme priten gjatë të hënës dhe të martës, por kjo nuk i ka ndaluar anglezët që në fundjavë të vërshojnë me entuziazëm në bregdet për të shijuar momentet përpara valës së nxehtit ekstrem.

Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Boris Johnson mori akuza se ka dështuar të marrë seriozisht një emergjencën e shkaktuar nga nxehtësia, pasi sinoptikanët paralajmëruan se jetët ishin në rrezik.

Johnson humbi një takim ministror të krizës në Downing Street të shtunën, ndërsa ai mori një pushim fundjavë në vendstrehimin e tij në Checkers dhe organizoi një festë lamtumire për miqtë të dielën përpara se të largohej nga detyra në shtator.

Komentet e zv. kryeministrit, Dominic Raab gjithashtu shkaktuan zemërim. Ai në një intervistë për televizonin “Sky News” u këshilloi njerëzve të qëndronin të hidratuar, larg diellit dhe të vënë krem kundër diellit duke nënvlerësuar rrezikun nga nxehtësia. Kjo pasi sipas tij situata nuk ishte aq emergjente sa shkollat të mbylleshin.

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar pritet të shohë temperaturat më të larta dhe kryebashkiaku Sadiq Khan këshilloi londinezët të përdorin transportin publik vetëm nëse është “absolutisht e nevojshme”. Shërbimet e ambulancës janë në kushte krize, dhe disa shkolla në Anglinë jugore kanë thënë tashmë se do të qëndrojnë të mbyllura.

Anglia johnson temperaturat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.