Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Heroi 18-vjeçar dhe kullat pa shtet si arkivole

09:17 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duam turistë, por mungon kultura, duam pushues, por mungon siguria dhe shteti. Tragjedia që erdhi nga akti i jashtëzakonshëm human dhe vetëflijues i 18-vjeçarit Anri Kashiku, që u hodh në detin e trazuar të Durrësit për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij, të dy 15-vjeçarë, është një dhimbje që vështirë të të lejojë të shkruash, por DUHET. Duhet pasi mes dhimbjes dhe aktit sublim të një të riu që jetën e preu në mes, kërkon atë që shkruajtëm më lart, SIGURI NË PLAZH.

Kullat në plazhet e Shqipërisë janë, por rojet si për dreq nuk ka. Rojet me trupa muskuloz i kemi parë në filma, se në vendin tonë, janë vetëm dërrasat e kullave, që në shumë vende edhe janë kalbur. Pse është kaq e vështirë që shteti të paguajë rojet bregdetare në muajt e sezonit veror? Pse dreqin për ministrat që do të pushojnë e do të relaksohen në muajin gusht në vilat qeveritare, shteti për ta paguan edhe peshqirë me pambukë egjiptian? Pse dreqin pas çdo ngjarje tragjike, duhen renditur PSE-të, kaq e pamundur është siguria në plazhe? Pse dreqin qeveria ulëret çdo ditë për sezon turistik, kur minimuni nuk të ofron siguri?

Çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit. Këtë e thotë Këshilli i Ministrave. Në teori e zbatueshme, por në praktikë s’ndodh kështu. Leneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve të plazhit, thotë se për vitin 2022 janë trajnuar dhe licencuar 19 vrojtues. Por të 19 janë pronar plazhi dhe kjo ndodh për dy arsye.

“Pronarët e plazhit kërkojnë persona për t’i trajnuar që t’ua bëjnë ata pagesën e trajnimit dhe të vendosi vrojtuesit çfarë rroge duan, por nuk ka persona të interesuar. Një arsye tjetër është se pronarët e plazhit nuk duan të paguajnë lekë shtesë për të marrë një punonjës më shumë dhe e bëjnë vetë trajnimin, por nuk është se këta pronar qëndrojnë në pikën e vrojtimit dhe kryejnë rolin e vrojtuesit të plazhit, e marrin vetëm për të marrë lejen e plazhit dhe kaq”.

Anri shpëtoi të vëllain, se gjaku e thirri drejt detit të trazuar, por që të mos kemi më KURRË të rinj që i futen detit për të shpëtuar jetë, e lënë të tyren, kullat shteti duhet ti ketë me roje, ose të mos i mbajë aty sa për fasadë, të mos i mbajë më aty si arkivole që marrin jetë njerëzish në det. Tragjedi të tilla ndodhi kudo, por minimumi i një shteti është SIGURIA. Në plazh shkojmë për të kaluar momente relaksi dhe pushimi, e që të mos kthehen në morte dhe tragjedi, kullat shteti duhet ti mbushë, siç mbush zyrat shtetërore me militantë, duhet të gjejë ROJE bregdetare, të investojë, e ti mbështesë ata që duan të jenë të tillë. /R.Sh/

Anri Kashiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.