Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Heshtja e Qeverisë e bën situatën më alarmante, Agron Shehaj: Dyshohet për trafik ndërkombëtar

22:16 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

Organizata jo qeveritare amerikane “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” i tha “Zërit të Amerikës”, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike.

Nga ana tjetër, Qeveria ka mohuar përgjegjësinë për dy anijet e ngarkuara me 816 ton mbetje të rrezikshme që u refuzuan nga Tajlanda dhe që janë duke u kthyer në Durrës. Në fillim u tha se Ministria e Mjedisit nuk kishte dijeni për ngarkesën, më pas përgjegjësia për trafikun e mbetjeve iu la kompanisë së përpunimit të hekurave Kurum.

Por kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar sërish këtë të martë pas publikimit të një dokumenti pak ditë më parë që tregonte të kundërtën, ku në licensën e kompanisë “Sokolaj sh.p.k” specifikohet tekstualisht se kjo kompani transporton mbetje të rrezikshme.

Agron Shehaj alarmante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.