Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

7 vite për të vërtetuar që Antonion e vr*në, detajet shokuese të një prej ngjarjeve më tronditëse

14:08 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 6811e2d3dc282
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë, në pyllin e fshatit Voskopojë më 14 qershor 2018. Çështja u mbyll pa arritur në konkluzion për vrasje. Nuk u krye as ekspertizë e plotë mjeko-ligjore. Provat kyçe fillestare u neglizhuan: nuk u identifikuan tabulatet telefonike të personave të përfshirë, nuk u morën mostra gjurmësh në vendngjarje dhe nuk u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte çifti atë ditë.

Pas më shumë se dy vitesh, rasti mori vëmendje publike falë emisionit investigativ “Stop”, ku u publikuan detaje tronditëse që përforcuan skenarin e vrasjes. Në fillim të vitit 2021, Gjykata e Korçës vendosi prishjen e vendimit për pushimin e çështjes dhe urdhëroi rihapjen e hetimeve. Pavarësisht urdhrit të gjykatës, hetimi nuk përparoi.

Në vitin 2022, përballë presionit mediatik dhe këmbëngules së familjarëve, Prokuroria e Korçës i dërgoi materialet e çështjes në Austri me shpresën se një palë e paanshme do të nxirrte në pah të vërtetën e rastit. Për zhgënjimin e familjarëve, edhe raporti përsëriti thelbin e të njëjtit përfundim: 18-vjeçari Antonio Karafili kishte kryer vetëvrasje, pasi “nuk provohej prania e një personi të tretë” në aktin e varjes.

Prokuroria e Korçës grumbulloi prova biologjike që implikonin drejtpërdrejt Kejsi Spahillarin dhe Rexhep Vathin si personat e përfshirë në vrasjen e Antonios. Një gjurmë biologjike (ADN) e Kejsit u gjet në çarçafin me të cilin ishte mbytur dhe varur Antonio. E njëjta provë (gjurmë ADN-je) u sigurua edhe për bashkëpunëtorin tjetër, Rexhep Vathi, i cili ndërkohë nuk jetonte më. Kjo provë ishte një pikë kyçe, pasi lidhi fizikisht viktimën me të dyshuarit, duke konfirmuar praninë apo kontaktin e tyre me mjetin e krimit.

Por në përgjimet e bisedave midis Rexhepit dhe Kejsit, të zbardhura nga Prokuroria dhe të raportuara në emisionin “Stop”, Vathi dëgjohet duke e udhëzuar Kejsin si të veprojë dhe çfarë versioni të tregojë, në mënyrë që të dy ata të mos implikohen. Në prill 2025, Prokuroria e Korçës finalizoi hetimin. Pas 7 vitesh nga ngjarja, u arrit të zbardhej e vërteta: Antonio Karafili ishte vrarë. Organet hetuese arritën në përfundimin se autorët e krimit ishin pikërisht e dashura e tij, Kejsi Spahillari, dhe partneri i saj (lidhja paralele) Rexhep Vathi.

Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë xhelozia dhe lidhja treshe. Sipas prokurorisë, Kejsi dhe Rexhepi e mbytën Antonion me çarçaf dhe pastaj e varën në pemë, duke inskenuar skenën si vetëvarje.

Antono Karafili Rexhep Vathi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.