Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri.
Sipas asaj që shkruan kryediplomatja amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA
“Po ashtu, hapa të tillë e bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE” e përmbyll postimin e saj ambasadorja amerikane.
