Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hetimet për vrasjen e Arben Bilalit marrin tjetër kthesë, gjenden maskat dhe armët e atentatorëve

17:54 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben bilali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personat që qëllojnë mbi Arben Bilalin nga makina e zezë me targa të huaja, kanë qenë të maskuar. Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatikë të modifikuar ishin lënë në makinën që policia gjeti të braktisur në një kodër në Mjull Bathore. Në mjet janë gjetur shenja gishtash, që policia beson se janë të atentatorëve.

Makina me targa të huaja false rezulton të jetë vjedhur në Kosovë. Këto elemente, thonë për TV Klan burime pranë grupit hetimor, do të çojnë në zbulimin e atentatorëve të ish – efektivit të policisë.

Pamjet filmike kanë ndihmuar deri tani vetëm në rindërtimin e ngjarjes. Të gjitha provat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të nevojshme dhe hetuesit po presin përgjigjen e të dhënave, përmes të cilave besohet se do të mund të zbardhet kjo ngjarje kriminale.

Me to ekspertët pritet të ndërtojnë profilin gjenetik të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga departamenti i policisë kriminale, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.

Vrasja ndodhi mesditën e 30 Janarit. Siç shihet nga filmimet, 50-vjeçari u qëllua sapo zbriti nga një mjet, disa metra larg banesës së tij. Prokuroria ka dyshime se Bilali, të cilit i janë vrarë edhe dy vëllezër, të jetë ekzekutuar për motive hakmarrje. Kjo për shkak se familja Bilali ka patur konflikte që prej vitit 1991 me një familje në Tiranë dhe përplasja mes tyre ka sjellë viktima nga të dyja palët./Tv Klan/

arben bilali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.