Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hidhen në qarkullim monedhat metalike 5, 20 dhe 50 Lekë

20:52 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LEKE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë njofton, se duke filluar nga data 23 gusht 2021 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 10, datë 05.02.2020, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, emetim i vitit 2020, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të këtyre prerjeve.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2020”, si dhe tek monedhat metalike të prerjes 5 lekë dhe 50 lekë, drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Duke filluar nga data 23 gusht 2020, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të këtyre prerjeve, emetime të viteve të mëparshme.

  • BSH 2
  • BSH 1
BSH 3

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.