Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Hidhet shorti i “Eurovision 2024”, ja kur do të performojë Shqipëria (Video)

20:30 / January 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eurovision12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shorti i gjysmë-finaleve për garën e ‘Eurovision 2024’ u zhvillua të mërkurën në Malmo të Suedisë, bashkë me një ceremoni ku simboli i qytetit pritës kaloi nga nikoqirët e vitit të kaluar në Liverpool tek miqtë suedezë.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 7 maj, e dyta më 9 maj dhe finalja e madhe më 11 maj.

Farah Abadi dhe Pernilla Månsson Colt ishin prezantueset për shortin e gjysmë-finales për ‘Eurovision 2024’. Ebba Adielsson, producente ekzekutive eSVT për ESC 2024 tha: “Shorti i gjysmë-finales është një moment kyç në kalendarin vjetor të Eurovisionit dhe diçka që me të vërtetë nis këtë pranverë emocionuese ku do të festojmë muzikën në të gjitha format e saj”.

Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2024’, në gjysmën e parë të shteteve garuese, të cilat janë plot 16 – pra tetë këndojnë në gjysmën e parë dhe tetë në gjysmën e dytë.

Në rastin konkret, Shqipëria ka patur “fatin e keq” që të jetë në natën ku ka më shumë shtete në konkurrim, pasi në natën e parë janë vetëm 15 shtete garuese. Shqipëria sivjet përfaqësohet në ‘Eurovision’ nga këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Zemrën n’dorë”.

image 33

Kryetarja e Malmos, Katrin Stjernfeldt Jammeh, shtoi: “Malmo është një qytet i ri, i larmishëm dhe globalisht i lidhur. Ne adhurojmë të presim botën këtu, dhe punojmë fort për t’u siguruar që qyteti ynë të mbetet i hapur dhe mikpritës për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Malmos për Eurovisionin e këtij viti”.

Shorti i gjysmë-finaleve u transmetua në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube dhe, në Mbretërinë e Bashkuar, në BBC 2 dhe në shërbimin e transmetimit të BBC, iPlayer.

image 34

eurovizion 2024 hidhet shorti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.