Në orën 15:00 do të hidhet shorti i Ligës së Konferencës në Nion të Zvicrës. Të kualifikuara në këtë kompeticion, janë edhe 4 skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Dy skuadrat nga Kosova janë Gjilani dhe Dukagjini (Prishtina nuk u licencua për në Europë), të cilat janë njohur me skuadrat që do të kenë si rivalë të mundshëm në short.
Ndërkohë, dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Të dyja ekipet bëjnë pjesë në vazon e skuadrave favorite dhe kundërshtarët janë relativisht më të lehtë.
Rivalët e mundshëm të Shkupit: Paide Linameskond (Estoni), Saint Patrik’s Atletik (Irlandë), KF Dukagjini (Kosovë), Glentoran (Irlandë e Veriut), Hegelman Litauen (Lituani), Penibont (Uells)
Rivalët e mundshëm të Shkëndijës: MSK Zilina (Sllovaki), Haka Valkeakoski (Finlandë), Derry Siti (Irlandë), Vikingur Rejkjavik (Islandë), Haverforduest Kaunti (Uells)
Rivalët e mundshëm të Gjilanit: Linfield FC (Irlanda e Veriut), Dundalk FC (Irlandë), Konah’s Quay Nomads FC (Uells), FC Progres Niederkorn (Luksemburg), Inter Klub d’Escaldes (Andorra)
Rivalët e mundshëm të Dukagjinit: Dideleng (Luksemburg), FC Shkupi (Maqedoni e Veriut), B36 Tórshavn (Ishujt Faroe), Gzira Junajtid (Maltë), Europa FC (Gjibraltar), Santa Koloma (Andorra)
