Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hidrocentrali i Skavicës, Ilir Beqaj: Lypet një komunikim i hapur e transparent me banorët e Dibrës, kujdes me HEC-et e vegjël

15:05 / June 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj 9203edf6 c817 4121 bff6 8ceae37389c resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Dibrës Ilir Beqaj, i kërkoi qeverisë që të zhvillojë një komunim të hapur e transparent me qytetarët e këtij qarku në lidhje me projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Duke folur gjatë projektrezolutës për aktivitetin e ERE-s për vitin 2019, deputeti Beqaj nënvizoi se  qeveria duhet të tregohet e kujdesshme për të mos krijuar boshllëk në komunikim që mund të keqpërdoret nga keqdashësit apo të keqkuptohet nga naivët. “Ditët e fundit ka filluar diskutimi në publik rreth hidrocentralit të Skavicës. Skavica vetë është një histori tashmë 50 vjeçare. Por kësaj here qeveria e Edi Ramës përtej dëshirës ka një qëllim konkret. Si deputet i qarkut Dibër e ndjej se duhet të përfshihem në këtë diskutim që tani. Lypet një komunikim i hapur, transparent, i vijueshëm me dibranët. Të mos krijojmë boshllëk në komunikim që mund të keqpërdoret nga keqdashësit apo të keqkuptohet nga naivët. Është e pakuptimtë që të fashitet që në gjenezë entuziazmi i dibranëve prej përfundimit të rrugës së Arbërit. Rreth 1600 familjet që mund të preken nga zbatimi i projektit të bashkëngjiten në mënyrën sesi qeveria po zgjidh hallet e të pastrehëve nga tërmeti. T’u ofrohet të vijnë në jetojnë në Thumanë apo në Vorë në qytezat e reja që sapo kanë filluar të ndërtohen. Për pjesën e tokës bujqësore le të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi”, tha Beqaj.

Gjithashtu, deputeti socialist u shpreh se qeveria duhet të jetë e kujdesshme edhe në lidhje me blerjen e energjisë nga HEC-et e vegjël për të mos ngarkuar barrën mbi OSHEE-në. “Prodhimi i energjisë elektrike nga HEC-et që i quajmë të vogla është rritur nga viti në vit. Por mendoj se ka vend rishikimi i marrëveshjes me të cilën shteti ka marrë përsipër të blejë energjinë e prodhuar prej tyre. Në 42 muaj, nga korrik 2016 deri në dhjetor 2019, OSHEE ka paguar për të blerë energjinë e HEC-eve të vegjël 64 milionë euro shumë se po t’i kishte blerë në treg të hapur. Nga 64 milionë euro më shumë gjithsej, rreth 21 milionë euro vijnë nga ato që quhen disbalanca. Vendimi për disbalancat duhet të rishikohet. Nuk mund të ngarkohet gjithë barra mbi OSHEE. Në kushtet kur shteti u garanton blerjen e energjisë për 15 vjet, 15 % normë mbi çmimin e tregut do të ishte më se e mjaftueshme për të shlyer investimin me IRR vjetore 9 – 12 %”, nënvizoi Beqaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.