Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hillary Clinton dokumentar për krimet e luftës në Ukrainë

20:25 / March 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dokumentar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dokumentari “Thirrja e lejlekëve” me regji të Laura Warner dhe të financuara nga Hillary and Chelsea Clinton, do të shfaqet në mbarë botën përmes platformës Gathr (Gether).

Dokumentari i përshkruar si një “triler krimi në kohë reale i vendosur në një zonë lufte”  do të prezantohet në Forumin Botëror të Kinemasë për Paqe në Berlin.

Anya Neistat është një aktiviste e të drejtave civile, me kombësi ruse, e cila heton rreth krimeve të luftës në Ukrainë. Pjesë e ekipit të saj është edhe një grua tjetër, ajo nga Ukraina, Solomiia Stasiv.

Bashkë me një ekip, ato gjurmojnë të mbijetuarit nga pushtimi rus i Ukrainës me qëllim që të regjistrojnë krimet e kryera dhe të nxjerrin në gjyq përgjegjësit rusë, për të bërë drejtësi për popullin ukrainas.

Hillary Clinton u shpreh në një deklaratë se “shfaqja speciale dhe publikimi global i këtij dokumentari vjen në kohën e duhur.”

“Filmi sjell në jetë brutalitetin e agresionit të Vladimir Putin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. Është një histori e treguar në mënyrë aq të pasur sa do të bindeni se lufta e Ukrainës është një luftë për vetë demokracinë dhe për këtë arsye është lufta e të gjithë njerëzve liridashës.”

Publikimi i filmit vjen në një moment vendimtar për luftën në Ukrainë. Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin është planifikuar të takohen të martën, ndërsa Uashingtoni kërkon një armëpushim në rajon.

“The Cranes Call” pati premierën e tij botërore në Festivalin Tribeca gjatë vitit të kaluar.

dokumentar Hillary Clinton krime Lufte ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.