Kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Bashkia e Fierit po heq banerat e partisë së saj nëpër qytet.
Mehmetaj thekson se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, por akuzon Bashkinë se po e shkelet.
Mehmetaj së bashku me kandidatë e përfaqësues të LSI kanë shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake.
Ndërkohë mësohet se sot Rama mund të jetë në një takim elektoral në Fier teksa Mehmetaj deklaron se për këtë arsye po hiqen banerat.
Lidhur me incidentin ka reaguar dhe presidenti Meta i cili u bën thirrje kandidatëve të LSI-së të mos bien pre e provokimeve nga ana e policisë bashkiake dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. “Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkruan ai.
