Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hiqen masat anti Covid në Greqi

23:16 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dikush e quajti “Dita kur ranë maskat”, dikush “Dita e lirisë”, pasi për herë të parë pas 594 ditësh në gjithë Greqinë u hoqën maskat që mbaheshin në mënyrë të detyruar në ambientet e brendshme, si një masë kundër Covid 19.

Të paktën deri në datën 15 shtator qytetarët do të mund të hyjnë pa to në të gjitha zyrat e shërbimit publik, supermarkete, dyqane të ndryshme, qendra tregtare etj, pa rrezikun e marrjes së një gjobe.

Përjashtim bëjnë objektet e kujdesit shëndetësor, spitale, klinika apo dhe institutet e kujdesit të të moshuarve, si dhe mjetet e transportit publik urban (metro, trenat elektrikë në Athinë, autobusët dhe tramvajet ku duhet të mbahet maska.

Ndërsa në autobusët e transportit publik ndërmjet qyteteve, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si edhe në transportin ajror përdorimi i maskës nuk kërkohet më.

Sa u përket shkollave edhe aty nxënësit dhe studentët mund të ndjekin mësimet pa maskë,por ajo do të kërkohet vetëm gjatë provimeve të sezonit shkollor. I detyrueshëm për momentin mbetet përdorimi i saj në udhëtimet me anije, deri në një rekomandim të ri.

Gjithsesi specialistët këshillojnë që në ambientet e brendshme ku ka shumë njerëz sidomos mosha e tretë duhet ta mbajë maskën.

Me një numër të lartë humbjesh jete prej 29.857 personash nga fillimi i pandemisë, për herë të parë pas gati 11 muajsh, Greqia regjistroi në 24 orët e fundit më pak se 10 vdekje nga covid- 19, 4026 infektime të reja, ndërsa numri i të intubuarve është ulur në 130.

anticovid Greqi masat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.