Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Histori shqiptare/ Urat e hekurudhës që nuk u përfunduan kurrë

09:42 / September 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
URE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i hekurudhës Milot – Rrëshen – Klos në vitet e fundit të regjimit monist, do të ishte ngjarja më e madhe e asaj kohe.

Megjithëse ajo nisi ndërtimin, nga Rrësheni e në Klos nuk u përfundua kurrë. Gjurma e hekurudhës pothuajse është zhdukur, ndërsa kanë mbetur urat të cilat nuk u përfunduan kurrë.

Kjo është një ndër urat e hekurudhës në fshatin Ferrë-Karicë të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit. Kësaj ure i mbetën vetëm pak metra papërfunduar, duke bërë që i gjithë investimi të shkojë dëm.

Banorët nuk e përdorën kurrë për të kaluar mbi të, ndërsa në vitin e mbrapsht të 97-tës, asaj ju vodhën të gjithë elementët metalikë. Xhelal Ndoj, banor i fshatit tregon se ndërtimi i hekurudhës është pritur mjaft mirë në atë kohë, por ndryshimi i sistemit, ndërpreu punimet. Xhelali na tregon se kjo urë mund të funksiononte edhe për të kaluar në fushat e Kongrazhdit.

“Ne mezi prisnim të ndërtohej pasi do të na shërbente shumë si fshat. Jo vetëm për transportin hekurudhor, por edhe për të kaluar në anën tjetër të fshatit atje ku kemi tokat. Me shembjen e regjimit komunist, punimet u ndërprenë dhe ura ka mbetur më pak se 20 metra pa përfunduar. Tani neve na duhet të udhëtojmë shumë larg për të dalë në anën tjetër, pasi kur ka shi rrezikojmë jetën në lum” – thotë Xhelal Ndoj për Vizion Plus.

Edhe një urë e vogël tip bel e ndërtuar pak metra larg urës së hekurudhës nuk është funksionale.

Banorët duhet të kalojnë në anën tjetër, vetëm kur është thatësirë. Ndërsa ura të tilla si kjo e Ferrë-Karicës janë më shumë se katër në të gjithë luginën e Matit, por që të gjitha kanë mbetur papërfunduar.

KLOS milot Xhelal Ndoj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.