TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

HISTORI / U shkarkua nga puna pasi komentoi në Facebook deputetin, ish-gardiani ankohet te Komisioneri kundër Diskriminimit

10:18 / July 11, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Διάδρομος με κελία στις φυλακές Αυλώνα, την Πέμπτη 18 Δεκεμβρίου 2014. O υπουργός Δικαιοσύνης, Διαφάνειας και Ανθρωπίνων Δικαιωμάτων Χαράλαμπος Αθανασίου παρευρέθηκε σε χριστουγεννιάτικη εκδήλωση στις φυλακές νέων Αυλώνα. ΑΠΕ-ΜΠΕ/ΑΠΕ-ΜΠΕ/ΓΙΑΝΝΗΣ ΚΟΛΕΣΙΔΗΣ
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Janë me dhjetra animime te Komisioneri kundër Diskriminimit në lidhje me çështjet e largimit nga puna. Në jo pak raste, shkak kryesor i pretenduar nga palët ankimuese është largimi nga puna mbi bazë të bindjeve politike. I tillë është dhe historia e mëposhtme që sjell Tirananews.al, kur një ish-punonjës ka paditur shefin e tij aso kohe Agim Ismaili se e ka hequr nga puna pasi ka komentuar tek Facebook-u i deputetit Lefter Maliqi.

Denoncimi

Gj. Ll., në parashtrimet e paraqituara në ankesën e sjellë pranë KMD-së, informon se, ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në mesin e muajit prill 2019, në rrjetin social facebook, ka përshëndetur me disa fjalë deputetin e opozitës, L. M.(Lefter Maliqi), i cili ka mbajtur më parë (deri në muajin mars 2019), pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Dy ditë më pas, më datë 17.04.2019, ai është vënë në dijeni të një e-maili të dërguar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, A. I. (Agim Ismaili) , i cili e ka njoftuar se veprimi i tij (komenti drejtuar deputetit L. M.), është në shkelje të etikës dhe për pasojë ndaj tij do të duhet të mbaheshin qëndrime disiplinore. Gjithashtu, në e-mail-in e sipërcituar, ankuesit i është kërkuar informacion nëse adresa e faqes së facebook-ut, është e tija apo jo. Pas kundërshtimit të veprimeve të sipërcituara, ankuesi pretendon se A. I. ka filluar ta trajtojë në mënyrë të pafavorshme, duke iniciuar ndaj tij procedurën disiplinore dhe zgjidhjen e marrëdhënieve të punës. Ankuesi thekson se, për periudhën prej më pak se 5 muaj, gjatë së cilës ka punuar me A. I., puna e tij është vështirësuar, pasi i janë ngarkuar detyra jashtë përshkrimit dhe orarit zyrtar të punës. Fillimisht ai pretendon se nga ana e A. I. është njoftuar për fillimin e procedimit disiplinor për shkelje të rënda, e më pas një ditë më vonë këto shkelje janë konvertuar në shkelje shumë të rënda. Sipas ankuesit, procedura e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, jo vetëm që nuk ishte respektuar, por ishte ngritur bazuar në “shpifje, trillime, apo deformime skandaloze”. Megjithatë në fillim të muajit korrik 2019, ankuesi thekson se i janë zgjidhur marrëdhëniet punës me punëdhënësin. Për këtë ankuesi i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë2 dhe asaj të Apelit3 , të cilat kanë vendosur shfuqizimin e urdhërit të A. I., për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës dhe rikthimin e ankuesit në pozicionin e mëparshëm ose në një pozicion të barazvlefshëm me të. Në vijim ankuesi ka cituar në ankesë ndër të tjera se: “…Kalvari i vuajtjeve të mija dhe përndjekja ndaj meje, ka filluar në periudhën kohore prej afro 2.5 vjetësh nga momenti i përpilimit të kësaj ankese, dhe pikërisht në kohën kur drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është caktuar A. I. Mjaftuan afro 5 muaj në këtë detyrë, që ky drrejtues i lartë të fillonte ndaj meje sulme të paprecedentë në jetën time profesionale, madje edhe private. Si pasojë e veprimeve të tij, mua më janë shkaktuar pasoja shumë të rënda personale, shëndetësore dhe familjare, aq sa është rrezikuar seriozisht jeta ime…Përpjekjet e tij si drejtues i DPB-së për të më diskriminuar, kanë vijuar edhe pas fillimit të veprimeve përmbarimore për ekzekutim të vendimit gjyqësor të formës së prerë. Megjithëse vendimmarrja gjyqësore është tepër e qartë, nga ana e këtij titullari, pavarësisht “njoftimi për ekzekutim vullnetar” dhe “vendimit për ekzekutim të detyrueshëm” të përmbaruesit gjyqësor, nuk është ndërmarrë asnjë veprim për kthimin tim në punë, në vendim e mëparshëm, apo në një pozicion të barazvlefshëm me të, deri në datën 20.12.2021 që ai dorëzoi detyrën… Në DPB dhe institucionet e tjera të sistemit, janë mbajtur të paplotësuara (vakante) për muaj e vite të tëra, 227 pozicione pune, të cilat kanë funksionuar me njerëz të komanduar, por ka zënë vetëm vendim tim të punës në Nëntor 2020, duke manipuluar dhe DAP-in, megjithëse ky pozicion ishte ‘barrë gjyqësore’ (çështja po gjykohej në apel), duke paguar për pasojë dy veta për një vend pune. Ky veprim i paligjshëm është bërë qëllimisht për të mbyllur mundësitë e rikthimit në vendin e punës”.

Në përfundim, Komisioneri vendosi mospranimin e ankesës së subjektit ankues, Gj. Ll., pasi kishin kaluar afatet duke mos plotësuar kriteret përkatëse të parashikuara nga ligji nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar. / Tirananews.al

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022

Bie në kanalin vaditës, humb jetën 51-vjeçari në Kurbin

22:14 / August 18, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

22:51 / August 18, 2022

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, një i vrarë

22:43 / August 18, 2022

Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

21:01 / August 18, 2022
Raporto Tani
Te fundit

“Pse nuk kalon më shumë kohë me fëmijët”?/ Arjola Demiri iu kthehet kritikuesve

23:50 / August 18, 2022

5 shenjat që tregojnë se mushkëritë tuaja janë në rrezik

23:35 / August 18, 2022

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil 

23:25 / August 18, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.