Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia bashkëshortëve që punojnë në servis, Elmia: Ishte kusht para martesës për të qenë bashkë

22:37 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elmia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në hyrje të qytetit të Shijakut, në një objekt modest, Hasani kujdeset për të riparuar dhe më pas për të shitur korrëse bari. Pasionin e tij të hershëm për të pasur një zanat  dhe dyqan të tijin e arriti menjëherë pasi mundi të siguronte një shumë parash.

“Në këtë zanat unë kam 18 vite dhe nuk duhet të jesh gjaknxehtë, kokëfortë dhe i ngutshëm në këtë zanat”, është shprehur mekaniku në Shijak.

Atë që e bën të ndryshëm, servisin e tij modest është prezenca e bashkëshortes së tij Emies. Por Elmia nuk vjen në dyqan as për të sistemuar dhe as për të pastruar ambjentin, por është aty për të punuar njësoj si bashkëshorti i saj, ndoshta edhe më shumë. Duart e saj nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje janë të mbuluara nga vajrat dhe gra sot.

10 vite më parë kur ata u njohën, Hasani e kishte kusht që bashkëshortja e tij të ishte në krah në servisin e korrëseve të barit.

“Unë kam 10 vjet me këtë pasi jam martuar dy herë. Unë kam dasht që tja mësoj këtë zanat pasi jetës nuk i dihet. Unë i kam thënë që të më shikojë mua dhe të marrë zanatin,” është shprehur Hasani.Por edhe vetë Elmia thotë se pavarësisht vështirësive merr kënaqësi nga puna që bën çdo ditë.

“Punojmë vijmë dhe ikim bashkë, siç më thotë bëj. Deri diku bëj dhe vetë”,  ka thënë për Abc News bashkëshortja e Hasanit.

Kur vitet kalojnë, Hasani e thotë pa xhelozi se shpesh detajet në motorrët e ndërlikuar aftësinë për t’i riparuar e ka më të mirë Elmia.

“Në një vit pati vështirësi por tashmë e ka marrë dorën pasi femrat e kanë më të shkathët trurin”, është shprehur mekaniku.

Pandemia e covid-19, njësoj si bizneset e tjera i mbylli për 2 muaj në shtëpi.

“Ka qenë vështirë dy muaj kemi qenë në shtëpi.  Gjatë qëndrimit në shtëpi kemi pas kërkesa por më shumë kemi funksionuar nga shtëpia”, është shprehur Elmia.

Në mënyrë të ndershme dhe të thjeshtë, çifti i bashkëshortëve kanë gjetur formulën e duhur për të qenë gjithnjë bashkë për të siguruar të ardhura të mjaftushme për tre fëmijët e tyre të vegjël.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

09:44 / August 24, 2026

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u zunë në pritë, mbi 50 plumba u zbrazën drejt tyre. Dyshohet për dy autorë

09:40 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.