Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7577
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ka një mundësi që të më takojë sërish mua”, thoshte Denni Xhepa vetëm të mërkurën. Shpresa u bë realitet dje: Skiatori 22-vjeçar, i lindur në Pinerolo nga prindër shqiptarë dhe i rritur në Sestriere, ishte sërish flamurtar i Shqipërisë. Në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026 ai do ta përsërisë përvojën e Pekinit 2022, kur sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe ishte sportisti i vetëm i Shqipërisë në ceremoninë hapëse, në një stadium të heshtur dhe të izoluar për shkak të Covid-it.

“Ishte diçka e paharrueshme edhe pse gjithçka ishte e zbehur. Këtë herë do të jetë ndryshe, më e lirë, më reale. Fillimisht mendoja se do të parakaloja në ‘San Siro’, ku për ironi nuk kam qenë kurrë. Në vend të kësaj, do të jem flamurtar në ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Livigno. T’i përjetoj sërish emocionet e Lojërave, këtë herë shumë afër shtëpisë sime, do të jetë fantastike: një çmenduri”, shprehet ai.

Katër vite më pas nuk ka ndryshuar vetëm skena, por edhe vetë Denni.

“Sot i përballoj Olimpiadat me një vetëdije tjetër. Në Pekin më dukej një garë si gjithë të tjerat. Starti është po ai, bora e bardhë, portat blu dhe të kuqe. Por tani e kuptoj vërtet çfarë do të thotë të përfaqësosh një vend me të cilin ke lidhje gjaku”, shprehet ai.

Në vitin 2022 u rendit i 28-ti në slallomin special olimpik. Tani vjen me më shumë përvojë, më shumë stabilitet dhe me ndjesinë se ka hyrë në fazën e pjekurisë sportive.

Xhepa do të marrë pjesë si në garën e sllallomit gjigant më 14 shkurt, ashtu edhe në sllallomin special më 16 shkurt. Ambiciet mbeten të maturuara.

“Kur argëtohem, rezultatet vijnë gjithmonë. Nuk i kam vënë vetes një objektiv të saktë. Dua të jap maksimumin dhe të krahasohem me ata që fitojnë në Kupën e Botës”, shprehet ai.

Këtë herë Shqipëria nuk do të ketë një përfaqësim të vetëm. Në ekip është edhe Lara Colturi, po nga Val di Susa si Denni, dhe gjithashtu flamurtare. Vajza e ish-kampiones olimpike italiane, Daniela Ceccarelli do të parakalojë me flamurin kuqezi në Cortina d’Ampezzo.

“Shpresoj vërtet që Lara të fitojë medaljen e parë olimpike dimërore për vendin tonë. Ka treguar se mund të jetë mes më të mirave. Vjen nga një periudhë e vështirë fizike, por nëse gjen formën, mund të bëjë shumë mirë”, thotë Denni.

Ai dhe Lara jetojnë pak kilometra larg njëri-tjetrit, mes Cesana-s dhe Sestriere-s, por ndjekin programe të ndryshme: “Është e drejtë që secili të ndjekë kalendarin e vet”.

Nën dy kullat simbol të Sestriere-s ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh.

“Babai im erdhi në Itali 30 vite më parë me një anije, pak vite pas zbarkimeve masive në portin e Barit. Disa familje së fundmi janë larguar nga Sestriere për të jetuar diku tjetër, disa në Pinerolo. Por në Colle nuk jemi pak”, shprehet ai.

Një koincidencë ose shenjë fati: në flamurin shqiptar ka një shqiponjë, ashtu si në stemën e Ski Club Sestriere ku Denni është rritur. “Ky paralelizëm është pothuajse surreal”.

Denni e ka mësuar shqipen në shtëpi, ndërsa me vëllain Sildi flet italisht. Sildi sot drejton barin e shkollës së skive dhe është pikë reference edhe gjatë stërvitjeve. Babai Hajredin punon si artizan ndërtimi dhe me shumë gjasë do të jetë në tribuna bashkë me mamanë Silvana, ish-kuzhiniere, sot kujdestare, për të ndjekur Lojërat.

Nëse do të kthehej përballë atij djaloshi të Liceut Sportiv të Oulx-it që ëndërronte Pekinin, Xhepa nuk do të kishte dyshime.

“Do t’i thosha të vazhdojë të besojë. Jemi vetëm në fillim. Po vijnë Olimpiadat e mia të dyta, por nuk duhet të rehatohemi kurrë mbi sukseset”, thotë ai.

Denni është një djalë i veçantë, si slallomi që dashuron. Dhe historia e tij, kthesë pas kthese, vazhdon të befasojë./Corriere della Sera

denni xhepës flamurtari historia Itali lojërat dimërore Shqipërisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.