Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e dy artistëve amerikanë/ Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit!

09:57 / February 22, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1740213904 pamelacederquist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja ‘Catalyst Store Institute’ ishin të ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

Rama diskutoi me dy artistët ndërkombëtarë, lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe projektet e reja që do të ndihmojnë zhvillimin e industrisë së filmit dhe artit.

Pamela, regjisore e njohur e serive si “Law and Order” dhe “Mindhunter”, dhe Philipp, pasionant i imazhit dhe zhvillimit të talenteve, treguan si e zbuluan Shqipërinë dhe ndanë eksperiencat e tyre, duke shpjeguar se si vendi ynë po iu ofron mundësi për zhvillimin e artit.

Rama: Çfarë dreqin të solli në Shqipëri?

Pamela: Kurioziteti, nuk e njihja Shqipërinë duke qenë se jam rritur në Amerikë, isha në për një rezidencë për artistët dhe po shihja në hartë, në 2022-2023, dhe pashë ku gjendej Shqipëria dhe u bëra shumë kureshtare sepse është një vendndodhje qendrore për rrugët historike. Bëra ca kërkime dhe mu duk interesante. U bëra kurioze dhe erdha në gusht 2023 dhe erdha këtu për 2 muaj dhe para ndjesinë që kishte diçka në këtë vend. Qëndrova va një vit në SHBA dhe mora macen u ktheva. Me Philipp-in njihemi prej 12 vitesh. I thash që ndodhem në Shqipëri dhe duhet të vish. Më tha që kam ditëlindjen të mërkurën dhe mendoj se do vi në Shqipëri.

Philipp: Erdha për vizitë në nëntor 2023. Kam pasur interes për vendet që ishin jashtë normales. Kur ajo më tha eja në Shqipëri i thash okej dhe erdha këtu dhe ndjeva të njëjtën gjë si ajo. Mbështetjen për artin. Nuk gjen shumë vende që të thonë mund të kesh një jetë reale dhe bëhu artist.

Philipp: Qëndrova për një muaj, shkova në Amerikë për krishtlindje dhe u thash familjarëve që do kthehem në Shqipëri. Erdha në janar dhe nisa punën, hapëm çerdhet, klasat e aktrimit. Nisëm me çfarë njihnin nga përvoja jonë, çfarë boshllëqesh mund të mbushnim.

Kryeministri Rama tregoi edhe si u njoh me dy artistët dhe u ndal edhe tek godina e ish-Kinostudios në Tiranë që është shndërruar në një rezidencë për trajnimin e artistëve të rinj.

Rama: U takuam bashkë, Pamela nuk ishte këtu dhe më treguat dhe kuptova që për momentin nevoja kryesore ishte vendi dhe ndodhi pikërisht kur sapo janë përmbyllur punime për restaurimin e një objekti të vjetër, ku ka qenë studioja e zërit të Kinostudios dhe disa hapësira të tjera dhe në përfytyruam dhe kishim ambicien tonë ta transformonim në një rezidencë për artistët e rinj për t’u dhënë mundësinë e një hapësirë te re dhe kryesisht për njerëzit e industrisë së filmit nga A-ja te ZH-ja, që do të thotë për të gjithë hallkat e zinxhirit të gjatë të prodhimit të filmit. Iu thash më lini të shoh, se kjo mund të jetë rastësi e paparë. Kur ata po bëheshin gati të shpallnin thirrjet për aplikim për rezidentët. Yjet na ndritën dhe e morët. Siç e tha edhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Pamela thotë se po punon për të realizuar një serial për Shqipërinë, me aktore dhe regjisorë shqiptarë.

Pamela: Një prej tyre është për Shqipërinë, shpresoj të kthehet në serial, mund të përdorim skenaristë shqiptarë e regjisore. Është u vendosur në Shqipëri dhe aktorët do të jenë shqiptarë, do të shohim.

Ndërsa Philipp thotë se qendra është një mundësi për të gjithë ata që duan të hyjnë në botën e kinemasë jo thjesht si regjisorë, aktorë apo skenaristë.

Philipp: Për të gjithë moshat 7 vjeç e lart për çdo nivel përvoje, nuk përfshin vetëm aktrimin, prodhimin, regjinë. Nuk kemi vetëm shqiptarë, po një listë me dhjetëra profesionistë amerikanë që duan të vijnë.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.