Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e mistershme e zhdukjes së vajzës në ’97-ën: Udhëtimi me të dashurin që familja nuk ia pranoi

18:38 / September 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egla 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV këtë të hënë u angazhua në trajtimin e historisë së Eglantina Këmbacit, në vitin 1999, atëherë 18 vjeç, sot një 40 vjeçare.

Viti i mbrapshtë për shqiptarët e gjeti një adoleshente asokohe Eglantina Kembacin, një 18-vjeçare e cila sapo tërhoqi pasaportën në Tiranë, dëshira e saj ishte të largohej drejt Francës.

Ajo vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj në Berat. Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite ndërsa më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën.

“Mama ndodhem ne France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.”

Asokohe Eglantina kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando. Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik.

Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon. Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje.

Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën:

“Mama, mos u bëj merak për mua.”

Që nga ai moment Eglantina nuk u bë më e gjallë.

Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar  si përkthyese e gjuhës franceze për Jean Girard (Zhan Zhard) që nga viti 1993 për afro katër vite.

Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës.

Kjo ngriti pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino, Itali, pranë në lulishten e “Piazza Cavour”. Mjaft njerëz u pyeten atje, ndërsa shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër.

Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999.

Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se  dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht.(Shqiptarja.com)

egla 1

Eglantina Kembaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.