Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Historia e Nada Zhitit, vajzës nga Durrësi që garon në zgjedhjet e 26 majit në Itali

18:41 / May 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c65a3971 1fba 49b4 98c9 631e192fc2c8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Votuesit e thirrur për të votuar për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë; mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni dhe 20 kryeqendra provincash. Nga veriu në jug të Italisë – në mbështetje të listave dhe partive të ndryshme politike, do të ketë mbi 160 kandidatë me origjinë shqiptare. Tirananews.al bisedoi me një prej kandidateve e cila është shqiptare. Nada Zhiti është larguar që e vogël nga qyteti bregdetar i Durrësit bashkë me familjen sapo u hapën kufijtë. Ajo u rrit dhe u shkollua në vendin fqinj ku ka tashmë një karrierë të suksesshme si avokate, ndërsa sapo ka nisur edhe rrugëtimin e saj në politikë duke kandiduar më 26 maj për Këshillin e Bashkisë të Casale  Monferrato.

-Si shkoi familja juaj në itali dhe cila është jeta juaj atje?

Kam qenë e vogël kur kam ikur. Kujtimet e mia janë shumë të bukura. Po besoj që për prindërit e mi, si të tjerët që imigruan,  ishte e vetmja zjedhje për t’u larguar nga ai sistem dhe në vitin 1991 emigruan në Itali.

Jeta ime aktuale bazohet në një karrierë si avokat dhe si politikane  në fillim të kësaj esperience si kandidate per keshillin e bashkis te Casale  Monferrato

-Si vendosët që të ndërmerrni këtë hap për të kandiduar për këshillin e Casale Monferrato?

 Kam pasur këtë propozim dhe pasi kam reflektuar që përfaqësoj plotësisht shembullin e integrimit, pranova.

-Pse mendoni se ata do të duhet të votojnë për ju?

Unë jam bija e dy emigrantëve dhe kam treguar se me sakrificë, përkushtim dhe dëshirë kam arritur të demostroj se suksesi në Itali është i mundur Por Jo  vetëm për këtë arsye ato  duhen të votoj se sakrifica dhe vullneti janë elemente  kryesore për administruar

-Ju posedoni një shtetësie të dyfishtë. Të flasësh gjuhë të shumëfishta është një pikë avantazhi apo disavantazhi për ty dhe pse?

 Unë besoj se të kesh dy shtetësi të dyfishtë dhe të flasësh dy gjuhë është një vantazh  sepse të pasuron si person dhe të ndihmon të kuptosh se ka vlerë dhe është e arritshme një bashkim  i kulturave të ndryshme

– Çfarë të thanë të afërmit kur u the: Unë do të kandidoj…

Prinderit më mbështesin në këtë zgjedhje dhe janë shumë krenar për karrierën time në politikë, sidomos për faktin që  i ruaj idealet e mia si kandidate jo për votat, por për dëshirën që  të jap një kontribut për territorin e Casale Monferratos.

– Ju jeni me origjinë shqiptare. Çfarë është Shqipëria për ju?

Jam krenare që kam jetuar fëmijërinë time në Durrës, ku kam jetuar një fëmijëri të lumtur.  Shqipëria për mua është një shtet i bukur dhe interesant.  Unë jetoj në Italinë veriore dhe nganjëherë më mungon klima e Durrësit

Çfarë do i thoni kandidatëve të tjerë me origjinë shqiptare të cilët konkurrojnë në lista të tjera?

Shpresoj qe të fitojë kush mundet të përfaqësojë më mirë komunitetin tonë.

-Çfarë synoni në këto zgjedhje të sillni?

Jam kandidate në një parti që vepron brenda qendrës së majtë “progressisti per Casale. Propozimi dhe qëllimi im është krijimi i një modeli social që të dijë të mbledhë dhe të zgjidhë kërkesat e njerëzve. Një parti të vëmendshme ndaj nevojave të njerëzve, çështje të tilla si puna dhe mjedisi nuk mund të mungojne.



  • 7a78887a 5995 4839 83c6 de60e4e03921
  • 60fecdc5 d678 4a08 93f1 71538d4153c1
  • 646b1e23 115e 4e7a bdb4 55690d49a628


nada zhiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.