Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e nënës heroinë që braktisi gjithçka për të rritur djalin autik

20:52 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një nënë heroinë, e cila ka rritur djalin e saj mes vështirësive, paragjykimeve të shumta e sfidave të vështira. Djali i saj është sot 21 vjeç. 20 vite më parë, Edlira Sallaku mësoi se Drini ishte me autizëm.

Ajo luftoi për vite me radhë, duke hequr dorë edhe nga profesioni i saj për t’iu përkushtuar djalit.

Nuk u mposht kurrë dhe vazhdon ende të investojë gjithçka për djalin, duke i bërë ballë çdo vështirësie. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Edlira Sallaku rrëfeu historinë e saj të cilën e ka shprehur edhe një libër të titulluar “Progres-sfida e autizmit”.

“Jeta ime ishte një sfidë që në momentin që unë mora vesh problemin e zhvillimit të autizmit në moshën 1 vjeç të djalit tim, Drinit. 

Atij iu shfaq autizmi shumë i rëndë dhe të tërë specialistët e fushës hoqën dorë për rehabilitimin e tij sepse ishte e pamundur në atë kohë, nuk kishte mënyra terapie. 

Edhe në botë njihej shumë pak. Kishte dy zgjidhje që më ofruan: Ose ta braktisja, ta lija në rezidencë ose të luftoja edhe pse propabiliteti që ai të kishte rezultate të suksesshme ishte minus.

Unë pranova të tentoj rrugën e të pamundurës dhe thashë, të pamundurën do ta bëj të mundur dhe me dashurinë që vetëm një nënë mund të ketë, arrita të punoj.

Lash punën, profesionin tim dhe nisa të studioja. Isha ekonomiste financiere, por braktisa komplet karrierën dhe jetën time dhe iu përkushtova djalit tim.

Edhe pse ishte e panjohur si fushë për mua, unë doja patjetër të kisha progres dhe të rehabilitoja djalin tim, i cili tashmë ka shpalosur dy talente të fuqishme në pikturë dhe në informatikë. 

Nisa të lexoj informacione të ndryshme dhe i koordinova me problemin e djalit tim. Eksploroja tek djali im gjithçka që lexoja dhe realizoja plan-projekte ditore dhe mujore dhe shija që kishte pluse”, tregoi Sallaku.

autik heroine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.