Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e një çifti nga Lushnja: Më sekuestruan shtëpinë për kredinë që kishte marrë dikush tjetër

22:19 / December 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meleqe halili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një familje nga Lushnja ka rënë viktimë e mashtrimit financiar. Historia e tyre nisi pas firmosjes së disa dokumenteve ku pranuan të ishin dorëzanës për kushëririn e tyre.

Gjergji Korreshi donte të merrte një kredi në vlerën e 16 mijë eurove për biznesin e tij. Të paktën këtë i tha Agimit dhe Meleqes të cilët dolën garant për të.

“Në vitin 2010 ka marë një kredi kushëriri i burrit. Dolëm garant për 16 mijë euro. Dhe na tha që i duheshim për tre muaj si garant. Pas një viti na vijnë nga banka dhe na thonë që personi duhet të paguajë kredinë se nuk po e paguan. Takuam Gjergji Korreshin dhe i thamë do e paguash kredinë ose na hiq ne si garantues. Pasi na tha për tre muaj dhe kishte një vit që s’na kishte hequr. Ky na mashtronte na thoshte jo këtë muaj, por muajn tjetër. Kanë kaluar 10 vjetë tani”, u shpreh Meleqe Halili, denoncuese.

Në 28 tetor 2010 të tre këta persona janë drejtur për kredi te ProCredit Bank. Pa lexuar se çfarë përmbante kontrata dorëzanët kanë firmosur. Në djeninë e tyre firma është dhënë vetëm për një kredi në vlerën e 16 mijë euro. Por, siç do të dalë më vonë, firma e tyre është përdorur edhe për një kredi të dytë në vlerën e 74 mijë euro. Kjo kredi është dhënë po atë ditë shtetasit Gjergji Korreshi i cili nuk e shleu detyrimin.

“I thosha Gjergji po ne pse nuk na dhanë letra? Thoshte që i ka Pro Crediti. Ata nuk na i dhanë se ishte bërë mashtrimi ishin marrë 90 mijë euro kredi kur ne na u tha 16 mijë euro”, u shpreh Meleqe Halili, denoncuese.

Këtu nisin edhe peripecitë për familjen e Agim dhe Meleqe Halili. Banka ju sekuestron shtëpinë dhe truallin pasi Gjergji Korreshi nuk pagoi detyrimet që kishte. Ai është larguar jashtë Shqipërisë duke mos mbajtur përgjegjësi për borxhin e tij. /tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.