Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Historia e përfshirjes së ‘Italianit’ në përplasjet e armatosura në Prishtinë

13:55 / August 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5dc98e3ea972b0d5b14296d7b95364db
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e lokaleve të Prishtinës – që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë në “Bon Vivant”, ndërsa më 2019 kishte ndodhur një tjetër përplasje e armatosur në “Duplex”

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivsisht se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke zbuluar se pesë persona dyshohet të kenë gisht në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në mes të kryeqytetit.

Por, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin “Italiani” ishte i përfshirë. Ai mbahet mend edhe për rastin që kishte ndodhur në vitin 2019, në klubin e natës, “Duplex”.

Atë kohë nga shtënat me armë zjarri pranë hyrjes së “Duplex”-it, kishin mbetur të plagosur katër persona. Plumbat dyshohet se kishin ardhur nga Astrit Mehmeti, i njohur me nofkën “Llepota” dhe dy shoqëruesit e tij, që ishin Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Ky i fundit atë kohë nuk kishte arritur të kapej në vend nga policia, dhe nga arratia pati folur për motivet që sipas tij çuan deri te plagosja e katër personave.

“Ata nuk na kanë lejuar të hyjmë brenda. Ka qenë veprim i keq ai i joni, por ata kanë gabuar sepse ne nuk kemi shkuar që të luftojmë atje. Si krejt bota që do me hy brenda, edhe ne kemi dashtë, por nuk na kanë lejuar, andaj ka ndodhur ky keqkuptim. Nuk ka pasë të bëjë as me femra e me asgjë tjetër, vetëm kanë thënë që neve nuk na lënë të hyjmë brenda”, tha ai për Gazetën Insajderi.

Pajaziti pati thënë se do të dorëzohej në Policinë e Kosovës.

“S’jemi në arrati se s’kemi bërë asgjë na, shkojmë paraqitemi, kismet nesër”, pati thënë Pajaziti më 11 nëntor të vitit 2019, vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur plagosja me armë në “Duplex”.

Por, “Italiani”, nuk ishte dorëzuar në polici ashtu siç kishte deklaruar. Ai ishte kapur vetëm pak ditë më pas nga policia. Arrestimi i tij ndodhi më 26 nëntor, tek vendi i njohur si “Breu i Diellit”. Më vonë ai ishte liruar nga policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.