Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Historia e shqiptarit që mban mbi supe vdekjen e 5 të rinjve

12:09 / January 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidenti berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Makina tjetër ishte si vetëtimë, po lëvizte me të paktën 150 kilometra në orë”. Kështu është shprehur Vangjel Tuslluku, 58 vjeç, shqiptari, i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë.

Shoferi i autobusit u përplas me një “Volkswagen Polo” ku ndodheshin 5 të rinj. Vetë ai mundi t’i shpëtojë përplasjes së fortë, por 5 të tjerë u shuan. Imad dhe Nadiq Salah, Imad El Harra, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më e vogla vetëm 17 vjeç mbetën të pajetë në vendin e ngjarjes.

Shoferi shqiptar i autobusit, duke folur për mediat italiane tha se fillimisht mendoi se ishte motor, por më pas çdo gjë doli jashtë kontrollit.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë. Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai.

Asnjë nga të rinjtë nuk kishte pasur patentë, madje as shoferi. Ata kishin kaluar pasditen sëbashku dhe i ishin drejtuar qytetit nga Valsabbia kur ndodhi aksidenti.

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare ai jeton në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai.

 “Ndjej dhimbje. Mezi arrij të fle dhe vijon të më kujtohet aksidenti. Nuk e di se kur do të kthehem të drejtoj makinë sërish. Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë. 5 të rinj u shuan. Nuk kam asnjë faj, por gjithçka peshon në ndërgjegjen time.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.