Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e transgjinores shqiptare Lola nga varësia ndaj drogës deri tek familja: Babi më thotë kujdes nga çunat

21:15 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lola, transgjinorja 25-vjeçare që ka pranuar hapur orientimin e saj seksual,ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Për herë të parë në një intervistë në televizion, Lola ka rrëfyer historinë e jetës së saj që nga fëmijëria, varësia nga droga e deri tek marrëdhënia me djemtë. Ajo ka ndarë këshillat që i jep babai i saj teksa u shpreh se djemtë shqiptarë flirtojnë me transgjinorët, por kur nuk u kushton vëmendje bëhen homofobë. “Pika e dobët e babit është “si të trajtojnë çunat” ngaqë është edhe djalë vetë edhe e njeh më mirë botën e meshkujve edhe kjo është pika e dobët e babit. Ka hall se ndonjëri mos më merr nëpër këmbë por unë jam e zonja e vetes edhe deri me sot nuk kam pasur asnjëherë eksperienca të këqija. Sa i përket të dashurve që kam patur kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, madje kur marrëdhëniet kanë përfunduar ne kemi mbetur akoma shokë, me personat që kam patur. Nuk kam patur marrëdhenie të shumta sepse në një vend si Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të biesh në dorën e shumë njerëzve, në dorën e njerëzve që nuk janë të sigurtë me veten e tyre dhe të përbëjnë bullizëm.Frustrimi është shumë i madh dhe kjo është ajo gjëja që më vjen inat me shqiptarët, pjesa që janë ekstremë të frustruar. Nga njëra anë flirtojnë dhe në momentin kur nuk i’a kthen direkt veshin petkun e homofobit”, u shpreh ajo.

Lola, është ndalur edhe në një moment delikat në jetën e saj, atë të varësisë nga droga. “Ka qenë një periudhë e shkurtër, një periudhë disa mujore dhe shumë domethënëse për mua pasi çdo njeri ka arritur të prekë fundin e tij dhe për mua ky ishte fundi im. Ishte periudha që unë lashë gjimnazin dhe në qytetin ku unë banoja u vura goxha në qendër të vëmendjes. Fillova të mos dilja, të izolohesha për arsye që nuk i përballoja dot. Kështu që fillova të gjeja strehë tek ndonjë gotë verë, tek ndonjë cigare …”, deklaroi Transgjinorja Lola.

Sa i përket fëmijërisë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk është ndjerë si djalë. “Një femër e burgosur brenda trupit të një mashkulli”, kështu ka zgjedhur ta përkufizojë jetën e saj Lola.

transgjinore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.