TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Plas” në Prime! Arbana dhe Zhaku kritikojnë Oltën: Nëse do të vazhdosh të manipulosh e gënjesh…

21:51 / January 31, 2023

Luizi ndryshon sërish look dhe këtë herë guxon shumë

21:46 / January 31, 2023

Për herë të parë në histori Samiti BE-Ukrainë në Kiev

21:40 / January 31, 2023

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

21:35 / January 31, 2023

Skënderbeu aktiv në fundin e merkatos, në Korçë afrohen dy futbollistë

21:25 / January 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Historia e trishtë e Almës, si përfundoi në psikiatri nëna e dy fëmijëve nga fyerjet e bashkëshortit

17:05 / January 15, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në ditëlindjen e tretë të djalit, pas orësh e orësh që prisnin të festonin, babai i fëmijëve nuk erdhi deri pas mesnatës. Alma kishte harruar qenien e saj, merrte ofendime nga bashkëshorti për pamjen dhe të gjitha këto i shkaktuan kriza paniku, prej të cilave u zgjua në spitalin psikiatrik të Athinës.

Mjaftoi biseda me një psikologe që t’i kujtonte Almës se në të vërtetë kishte një rrugëdalje. Për herë të fundit,ajo u përpoq t’i jepte një puls martesës dhe familjes me shpresën se do mund t’i shpëtonte.Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ndave mendjen, the unë do eci e vetme përpara?

Alma: Kishin arritur gjërat në atë pikë sa ne nuk kishim asnjë pikë komunikimi më, edhe në shtëpi rrallë takoheshim. Por momenti që thashë stop ishte kur çuni im kishte ditëlindjen më 30 Korrik dhe bëhej 3 vjeç dhe e marr në telefon, i thashë do vish një çikë herët sot që do rregulloj një çikë që të ndiejnë fëmijët atmosferën që çuni ka ditëlindjen? Dhe më tha “po”. Kaloi një farë ore, nuk e kisha shtruar tavolinën që ta prisnim, e marr në telefon, “erdha, tani kam takuar një shok, po pi një birrë dhe erdha”. Pastaj kaloi një orë, e marr prapë në telefon, “për 5 minuta jam aty, erdha”, kaluan, kaluan, erdhi mesnata, nuk e festuam ditëlindjen e çunit, fëmijët vajtën në gjumë, unë e prita, nuk fola fare kur erdhi. Hyri brenda, “hë mo se sikur ça ka ndodhur” më tha mua.

Jam munduar gjithmonë situatat të kalojnë pa u dëgjuar, e kisha harruar veten fare-fare. Më duket se ajo mbingarkesa… kisha harruar se jam femër, apo një çikë të rregulloj veten apo kisha vajtur dhe isha bërë edhe 100 kile, më thoshte “je bërë si lopë” dhe ajo mbingarkesa… më erdhën kriza paniku. Erdhi ambulanca më mori dhe u gjenda papritmas në spitalin psikiatrik të Athinës. Kur e kam parë veten aty jam trembur, kam thënë po unë çfarë dua këtu? Po fëmijët çfarë do bëhen?

Kam ndenjur aty 2-3 orë bisedë me psikologen. Ka qenë ai momenti që mua më është ndezur në tunel, ajo drita që unë nuk e shihja askund. Ishte hera e parë në jetën time që unë mundesha të nxirrja çdo gjë që kam brenda dhe të shpjegoj tamam si ndihem diku. Dhe një fjalë magjike e psikologes më ka dhënë krahë, më tha “po ti je shumë e fortë”. S’e kisha dëgjuar të ma thoshte dikush se ti je e fortë dhe ta besoj se jam e fortë, unë besoja se nuk jam e fortë, besoja se nuk mundem, se nuk do ia dal. Këshilla tjetër ishte “me këto që po më tregon”, tha, “ti je në një ambient toksik. Në qoftë se situatën nuk e ndërron dot, ti duhet të ndërrosh ambientin”.

Dhe vërtet unë jam ndierë sikur u çlirova. Ishte hera e parë në jetën time që unë shkova te psikologu sepse e kishim dhe si tabu, të shkoj në psikolog vetë, nuk jam e çmendur, por aty kuptova se çfarë ndihme mund të marrësh. Pastaj shkova në shtëpi, u mundova ta përqafoj sepse unë doja ta shpëtoja situatën në familje, nuk doja t’i jepja fund, pavarësisht të gjithave. Më ka dhënë një të shtyrë, “shih si je moj”, tha. Ai sikur më shtypi edhe një buton tjetër, të nesërmen shkova u regjistrova në palestër, fillova dietën, shkova u rregullova, pas 3 muajsh isha fantastike, ndihesha të paktën, nuk e di si isha vërtet.

Ardit Gjebrea: Të bëri kompliment të paktën?

Alma: Kompliment nuk më ka bërë ndonjëherë, por filloi të xhelozonte. Megjithatë edhe pse u bëra më e bukur nuk u rregulluan marrëdhëniet tona sepse kishte humbur çdo gjë mes nesh dhe nuk doja që fëmijët e mi të rriten në një atmosferë të tillë që prindërit s’kanë më komunikim me njëri-tjetrin dhe në fakt ia kërkova në mënyrë paqësore. I thashë ne kemi marrë fund, mirëpo asokohe shqiptarët e atij brezi sikur nuk e pranojnë lehtë dhe u detyrova dhe lëviza, ndërrova qytet, mora fëmijët dhe ika.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria

19:29 / January 31, 2023

Shoqata për Autonominë Vendore takime në Londër, kryebashkiaku Malaj: Diskutuam mbi qeverisjen vendore dhe emigracionin

18:48 / January 31, 2023

Mero Baze irritohet me Ben Blushin: Ky gjysmëgazetar e gjysmëbiznesmen, nxori në pritë Kadarenë

18:17 / January 31, 2023

Acari mbërthen Shqipërinë, ja kur parashikohen reshje bore në Tiranë

16:49 / January 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

21:17 / January 31, 2023

A është apo jo në një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV” Luiz Ejlli?

21:05 / January 31, 2023

A u shantazhua Ilir Meta si president nga ish-zyrtari i FBI-së, McGonigal?

20:44 / January 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Plas” në Prime! Arbana dhe Zhaku kritikojnë Oltën: Nëse do të vazhdosh të manipulosh e gënjesh…

21:51 / January 31, 2023

Luizi ndryshon sërish look dhe këtë herë guxon shumë

21:46 / January 31, 2023

Për herë të parë në histori Samiti BE-Ukrainë në Kiev

21:40 / January 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.