Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e trishtë e Griseldës, nga fejesa që 14 vjeç te përdhunimi

12:39 / January 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
griselda 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës, nuk ishte e para që trondiste vendin për këtë vit, por ashtu si të tjerat, as ajo nuk ishte e rastësishme.

Historia e Griseldës, që ndonëse në moshë të mitur kishte kaluar shumë peripeci, aq sa ishte detyruar të jetonte vetëm në kryeqytet, larg familjes së saj, duket se bën përgjegjës për ngjarjen edhe vetë familjen e saj. Kur ishte vetëm 14 vjeç, atë e fejuan pa dëshirë me një burrë 27 vjet më të madh, që e përdhunoi dhe i përmbysi të gjitha ëndrrat, aq sa ajo tentoi vetëvrasjen.

Edhe pse e vogël, ajo u tregua e fortë për të lënë pas krahëve këtë histori dhe e detyruar nga opinioni, nga kërcënimet, nuk u kthye më në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku opinioni e kryqëzoi, duke e quajtur jo të denjë pse i kishte ikur burrit nga shtëpia. Pa përkrahjen e askujt, ajo vendosi të vazhdonte shkollën në Tiranë.

E vetme, me përkrahjen modeste të vëllait të saj 15 vjeç, Griselda, që trauma e së shkuarës ia bënte të nevojshme ndoshta edhe bisedat me një psikologe, u gjend në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar mbrëmjen e së mërkurës. Ajo mbeti e vrarë me plumb në kokë nga një 19-vjeçar, i cili ishte refuzuar në vazhdimësi dhe sot, disa ditë pas ngjarjes, ende nuk është arrestuar.

HISTORIA E GRISELDES

Gazeta “Panorama”, në numrin e datës 16 prill të vitit 2016, ka botuar një pjesë të rrëfimit të Griselda Gjikolës, e cila kishte denoncuar përdhunimin e bashkëjetuesit, i cili u arrestua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Durrësit. Griselda, që në atë kohë nuk i kishte mbushur ende 15 vjeç, pak ditë pas fejesës pa dëshirën e saj me 41-vjeçarin M.H., me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu, denonconte përdhunimin dhe tmerrin e përjetuar në banesën e tij. Atëherë, ajo ishte nxënëse në klasën e nëntë në qytetin e Lezhës. Vajza tregonte se ishte fejuar pa dëshirën e saj në fund të muajit mars të atij viti dhe pas disa ditësh, i fejuari i saj, M.H., kishte kërkuar ta merrte “nusen” e re për të qëndruar disa ditë në banesën e tij. Ish-i fejuari i saj, me origjinë nga një fshat i Mirditës, mësohet se jetonte bashkë me prindërit e tij në një banesë në zonën e plazhit në Durrës. Pasi ka qëndruar për një javë në shtëpinë e të fejuarit, Griselda i është drejtuar Policisë së Lezhës për ta denoncuar atë për përdhunim.

makina griselda2

RREFIMI NE POLICI

NE 2016 Teksa i ishte drejtuar Policisë për të kallëzuar të fejuarin, Griselda Gjikola ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, në të cilën ishte përfshirë pa dëshirën e saj. Ndër të tjera, minorenia mësohet të jetë rrëfyer për 7 ditët e tmerrit që kishte përjetuar në shtëpinë e të fejuarit të saj, 27 vjet më të madh. “M.H. erdhi e kërkoi dorën time në shtëpi. Prindërit, pa marrë fare parasysh faktin se ishte 27 vjet më i madh, pranuan të më fejonin. Unë nuk doja, se isha në shkollë ende dhe ai shumë i madh për mua, por familja më detyroi të fejohesha me të.

Edhe pse këmbëngula për shumë kohë se nuk dëshiroja të lidhesha me atë person, familja insistoi shumë dhe më detyroi të pranoja fejesën me M.. Në fund të marsit, ne u fejuam dhe pas pak ditësh ai erdhi dhe më mori që të rrija ca ditë në shtëpinë e tij në Durrës, ku jetonte me familjen. Këtu nisi gjithçka. Qëndrova për një javë aty dhe i fejuari më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Ai më përdhunonte çdo natë dhe më kërcënonte se do më vriste nëse do të largohesha prej tij. Kur u ktheva në shtëpi, u tregova prindërve se çfarë më kishte ndodhur dhe iu betova se nuk doja të vazhdoja lidhjen me M.”, kishte treguar Griselda në Polici, në prill të vitit 2016.

Më tej, ajo kishte deklaruar se ishte përdhunuar dhe kërcënuar nga i fejuari i saj, i cili nuk pranonte faktin se ajo nuk e donte si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ajo ka pohuar se, përveçse e përdhunoi për disa ditë intensivisht në shtëpinë e tij, M.H. e kërcënonte me jetë kur i kishte thënë se do prishte fejesën. “Pasi u ktheva në shtëpinë time, u thashë prindërve se nuk do të vazhdoja më me të dhe i thashë edhe M. se do ta prishja fejesën. Ai u irritua jashtë mase dhe këmbëngulte se do të më vriste nëse largohesha prej tij. Unë e kisha vendosur se nuk do të kthehesha më e gjallë tek ai njeri. Ai më merr në telefon dhe më kërcënon. Kërkoj ndihmë nga Policia, pasi ndihem e kërcënuar”, kishte deklaruar në atë kohë Griselda. / Panorama

mirdite Tirane Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK e thërret për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

19:27 / November 10, 2025

Kreu 20 ditë burg, Sarkozy thyen heshtjen pas lirimit: E vërteta do të triumfojë!

19:10 / November 10, 2025

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 2025

Kapri: Kur do zhbllokohen fondet e IPARD? Sipropali: SPAK dhe BE po heton. Greqia jo pengesë për në BE

17:50 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.