Mc Kresha ka qenë i ftuar special në “Dua të të bëj të lumtur” për të gëzuar sadopak të vetmin mashkull të mbijetuar nga masakra e 50 vetëve të familjes Berisha në Suharekë.
I prekur nga ngjarja, Mc Kresha ka rrëfyer se edhe familja e tij është dashur të ecë 300 km nëpër territor të Kosovës në vitin 1999.
Ai ka treguar dhe historinë e trishtë që vajzës së xhaxhait, familja e të cilës pati fatin e keq si familja Berisha.
“Është vrarë me gjashtë fëmijët e saj, më i madhi 18 vjeç dhe i vogli 8 muajsh. një kujtim i hidhur por ndoshta pak për të na çuar ndërmend çfarë ka ndodhur para 20 vjeteve, janë plagë që luajnë shumë rol 20 vjet pas luftës çka i kërkoj organeve shtetërore që të bëjnë sa më shumë punë psikologjike me palët e ndryshme për shkak se me vërte kemi nevojë”, tha ai.