TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

VIDEO/ Ofendoi Aleks Vishën në TikTok, tre të rinj rrahin “Keben” në mes të rrugës

18:18 / July 1, 2022

E ruajtën sapo doli nga banesa/ Gazetari vritet në sy të vajzës së tij

18:17 / July 1, 2022

65-vjeçari grabit bankën në mes të Milanos, pas 25 minutash i dorëzon paratë në polici

18:05 / July 1, 2022

16-vjeçarja në Peshkopi shkon me urgjencë në spital, u vetëplagos me armë gjahu

18:03 / July 1, 2022

A ekzistojnë UFO-t?/ Avokati tregon historinë e pazakontë: Njoh dikë që thotë se flet me xhindet

17:55 / July 1, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Foto Dite

Historia e vajzës nga Berati që u përdhunua, polici e bullizoi dhe shkolla e përjashtoi

16:11 / December 29, 20215 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Viti 2014 për Erika Kordhën atëherë 12-vjeçe shoi gjithë ëndrrat, pasi një djalë e përdhunoi. Historinë plot sakrifica ajo e rrëfeu në për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel këtë të mërkurë.

Veç aktit të rëndë të ndodhur në Donofros të Beratit, vajza përjetoi edhe një ‘përdhunim social’, pasi të gjithë personat që e rrethonin, duke nisur nga familja i kthyen shpinën.

Pas ndodhisë, ajo u tregoi prindërve të nesërmen dhe më pas shkoi në polici, organet të cilat duhet të japin ndihmën e menjëhershme pa kurrfarë hezitimi në të tilla ngjarje.

Por kjo nuk ndodhi, polici i bëri pyetje ‘të çuditshme’, si për shembull: Çfarë kishe veshur kur ndodhi?, duke nënkuptuar se ishte faji i vajzës që ai e përdhunoi dhe se ajo e kishte provokuar.

Ndërsa psikologia që supozohet se ka një formim profesional dhe se duhet ta ndihmonte vajzën për ta kaluar sa më qetë këtë gjendje të pashpjegueshme, e kërcënoi të tregonte të vërtetën, ndryshe do të futej ajo në burg dhe jo autori.

Nuk mbaron me kaq, në ekzaminimin mjekoligjor që kryhet nga gjinekologia, ajo u soll shumë ashpër, duke i thënë se nuk dinte të hipte në kaluç, duke kujtuar se ajo ishte vetëm 12 vjeç në atë kohë.

Askush nga organet shtetërore nuk i dha ndihmën e duhur një vajze vetëm 12 vjeç që dikush i kishte marrë fëmijërinë me ëndrrat, të cilat nuk e dinte nëse do të ktheheshin më.

“Shteti nuk më dha avokat, ai bëri vetëm një vit e 5 muaj burg. E ka sjellë një person tjetër atë për të bërë keq. Nga ai kam hasur edhe ngacmim duke më thënë qenke rritur nga të gjitha. Unë jam shumë e sigurt që ai e ka sjellë. Autori ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe njihet si problematik. Nuk e kam denoncuar, por kam vënë në dijeni.

Ka ardhur Inspektori i Policisë, ishte dikush që luante rolin e psikologes në komisariat që qëndroi me mua, pati një ekzaminim mjekoligjor. Pyetja më e rëndomtë që më bëri policia ishte ‘çfarë kishe veshur, çfarë reçipetash kishe’, kur unë në atë kohë vishja trupore. Psikologia më tha trego të vërtetën se përndryshe do ta bësh ti burgun.

Unë i thash që janë të gjitha të vërteta. Nga ana e gjinekologes ishte shumë e ashpër, ishte shumë agresive kur hipa në kaluç, nuk dija si të hipja në kaluç, ma bënte ‘hë hip’.Ngjarja ndodhi në Donofros në zonën e quajtur ‘Çezma e Thanës’, agresori më mori në këmbë dhe shoferi iku”, tha Erika.

Hap pas hapi vajza rrëfeu mes turpi dhe në të njëjtën kohë edhe besimit se një ditë do të vendoset drejtësia, çdo detaj të ngjarjes. Familja e fali autorin, madje e detyruan edhe të martohej me të për të mbyllur ‘gojët e njerëzve’, por vajza nuk pranoi. Gjithashtu, drejtoi i shkollës e përjashtoi, se sipas tij “ishte objekt trafikimi”, shprehje, që noshta as vetë ai nuk e kupton se çfarë do të thotë, ose nuk donte ta pranonte.

“Autori dha deklaratën dhe u bë gjyqi në gjykatën e Vlorës dhe avokati më tha që thuaj kemi pasur një lidhje, jo unë i thash që jo. Ai u dënua me katër vite burg dhe qëndroi vetëm një vit. Rrëfimi im është ndryshuar, nuk ka lidhje fare. Babi ishte në komisariat atë natë dhe ajo që thash unë nuk kishte lidhje, është ndryshuar në gjykatë. Ndikoi falja që bënë prindërit e mi në gjykatë dhe një polic i tha babit fejoje që të mbyllej si çështje.

Babi ma tha në mënyrë të ashpër që të më martonte, por unë nuk doja. Prindërit e autorit kanë ardhur tek shptëia për të kërkuar falje. Në atë periudhë ka qenë 18 vjeç ai. Nuk ua kam thënë atë natë prindërve, të nesërmen erdhi një kushërirë dhe më tha lajmëro policinë. Në fillim menduam se çfarë më kishin bërë dhe më pas kishin turp. Një vit pasi ndodhi, prindërit e autorit folën me drejtorin dhe më përjashtoi nga shkolla duke më akuzuar se isha objekt trafikimi edhe pse nuk gjetën fakte. Inspektori i Policisë më është drejtuar dhunshëm.

Po jetoj akoma në fshat me familjen, jam 20 vjeç tani. Më kanë pështyrë në shkollë se konsiderohesha e përdalë. Po e kam parë në zonën që banon, e kam parë në distancë, nuk mu afrua. ta marrë vesh e gjithë Shqipëria se çfarë mostrash janë. Kam jetuar në një strehëz në Vlorë për gjashtë muaj, por u riktheva , e lash përgjysmë shkollën të në klasën e tetë gjimnazin. Kam tentuar të vetëvritem, por kam menduar që pse duhet ta bëj unë këtë. Dua të rihapet çështja dhe të dënohen”, thotë Erika.

Me ndihmën e dy personave, të vetmet që i qëndruan afër, ajo tashmë është autorja e një libri, ku përshkruan historinë plot sakrifica “Njollë mbi emrin tim”.

Një histori e dhimbshme, në të njëjtën kohë edhe frymëzuese se si me besim mund t’ia dalësh pavarësisht se të gjithë ta kthejnë shpinën.

Ajo shpreson dhe po lufton ende, ndërsa tashmë është në moshë madhore se drejtësia do të vihet në vend, por ssa do të ndodhë kjo askush nuk është i sigurt.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Nuk e përballoni dot vapën? Disa këshilla si të flini më mirë

16:53 / July 1, 2022

Maturantët shfaqen në mbrëmje me makina qindra mijëra euroshe (VIDEO)

10:22 / June 30, 2022

Çfarë duhet të dini para se të blini produkte për fytyrën

17:26 / June 29, 2022

Ju bezdisin njollat në rroba? Zgjidhjen e keni në kuzhinë

17:12 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

VIDEO/ Ofendoi Aleks Vishën në TikTok, tre të rinj rrahin “Keben” në mes të rrugës

18:18 / July 1, 2022

Nga avokati i Ilir Metës tek kryebashkiakët, kush janë emrat e njohur që kanë folur në telefon me prokurorin e shkarkuar Arjan Ndoja

17:33 / July 1, 2022

Video epike nga Samiti i NATO-s, momenti kur Boris Johnson “trembet” nga Erdogan (Video)

17:07 / July 1, 2022

Rrëfimi i gruas nga Tirana: Më dhunon gjithë fshati. Burri ua ka lënë porosi nga burgu

16:28 / July 1, 2022
Te fundit

VIDEO/ Ofendoi Aleks Vishën në TikTok, tre të rinj rrahin “Keben” në mes të rrugës

18:18 / July 1, 2022

E ruajtën sapo doli nga banesa/ Gazetari vritet në sy të vajzës së tij

18:17 / July 1, 2022

65-vjeçari grabit bankën në mes të Milanos, pas 25 minutash i dorëzon paratë në polici

18:05 / July 1, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.