Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Historia e Vekos: Nënën s’e njoha, babain e takova kur isha 17 vjeçe

16:32 / October 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Velkon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi me një bisedë ndryshe mes protagonistes, Vekos. Ky i fundit i përshkroi fillimisht studion e ideuar nga mjeshtri Gaetano Castelli, publikun e dashur e më pas pamjen e tij ku nuk i kurseu disa batuta.

E gjithë kjo sepse Veko nuk mund të shohë. Historia e saj nuk është aspak e lehtë dhe jo vetëm prej gjendjes, por edhe ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e saj. Veko lindi në vitin 1984 në fshatin Dodovec në Berat, nga një nënë që s’e njohu dot kurrë dhe një baba që e takoi kur ishte 17 vjeçe.

Veko: Kam lindur me shikim të kufizuar, qoftë edhe me shikim 0, pra nuk arrij të shikoj asgjë, por arrita përmes intuitës, përmes shkollës, përmes punës që të bëhem pjesë e kësaj Tirane të madhe dhe e formësova jetën time.

Ardit Gjebrea: Po ti më trego pak për prindërit e tu.

Veko: Në fakt, nënën time nuk arrita ta njoh. Babain tim arrita ta njoh kur isha 17 vjeç, kreva shkollën 8-vjeçare te instituti…

Ardit Gjebrea: Po pse, deri 17 vjeç ku u rrite?

Veko: Unë jam rritur në fakt sa te instituti që shkollohesha dhe pushimet verore, pushimet e Vitit të Ri i kaloja në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë.

Ajo arriti të takonte të atin dhe dy motrat, si dhe mësoi më shumë për emrin e saj. I ati e kishte dashur kaq shumë nënën sa e kishte quajtur Ervehe. Pamundësia ekonomike bëri që Veko të përfundonte në jetimore dhe më pas u shkëputën gabimisht, por palët nuk i reshtën përpjekjet për t’u rilidhur.

Shikimin Veko e humbi rreth moshës 2-3 vjeçare për shkak të një djegieje dhe pavarësisht provave për ta rikthyer, ishte e pamundur.

17 vjece nenen vekos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.