Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia/ “Është ba si llokume”, kur thua Dita e Verës në mendje të vijnë ballokumet

10:12 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ballokume
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e Verës identifikohet edhe me një ëmbëlsirë të veçantë të festës pagane, ballokumet. Por si ka lindur ky emër?

Emëri origjinal i saj është “kulaçi i verës”, ndërsa emëri ballokume është shumë i vonshëm, rreth fundit të shekullit te XVIII dhe i u dha nga Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi i shioji ëmbëlsinë dhe butësinë e kulaçit të vogël të gatuar me miell misri, gjithë kënaqësi thirri: “është ba si llokume”. Kësisoj, ballokume u bë emëri “zyrtar” i kësaj ëmbëlsire tradicionale elbasanase.

Por shumë më herët, në fazën përgatitore gatuhej kulaçi i ditës së verës, që e ëmbëlsonin me mjaltë, ose me musht. Keto kulaça,fillimisht përgatiteshin me miell gruri, ndërsa pas vitit 1620 dhe në vazhdim, kur në trojet tona filloi të kultivohej masivisht misri, që e sollën turqit, banorët e Elbasaniti e zëvendësuan me kulaç mielli misri, një embëlsirë e veçantë dhe shumë e shijëshme, e gatuar me majë mielli misri.

Ballakumja, ose “Syri i Pranverës”, ka derdhur në shije historinë e një qyteti të lashtë si Elbasani dhe si e tillë ka thyer ëmbëlsisht çdo lloj rregulli a ligji, në rendje, deri në kontinentin e largët, Amerikë e Australi. Gatuhet dy apo tre ditë para festës pagane të Ditës së Verës, apo siç quhet ndryshe festës së luleve. Duket se më të zënë me punë në këto ditë janë furrëpjekësit, të cilët pjekin ballakumen, për të mos lënë pa furnizim edhe dyqanet e ëmbëlsirave.

Ballakumja lindi pasi Dita e Verës, e donte patjetër një ëmblësirë të veçantë. Nata e verës festohet në shtëpi, dhe dita në natyrë, dhe sipas etnologeve duke e festuar në natyrë patjetër që duhej servirur një ëmblësirë, e për këtë qëllim, amvisat gatuan ballakumen, e cila i përshtatej më shumë kësaj feste”.

Etnologët tregojne se gratë e Elbasanit para një shekulli e më pas, nuk mund të quheshin amvisa nëse nuk dinin recetën e ballakumes dhe revanisë.

tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.