Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Historia ka për t’ju dënuar”, anëtari i KQZ-së: Vendimet e mia janë të ankimueshme

12:30 / June 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bledar skenderi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bledar Skënderi, një nga anëtarët e KQZ-së vijon të mbetet i bindur në qëndrimin e tij për të refuzuar dekretin e presidentit Meta, për anulimin e zgjedhjeve. Me një status në Facebook, ai i është përgjigjur dhe kritikave ndaj këtij institucioni, në një kohë që dekreti i Metës është botuar dhe në Fletoren Zyrtare.

Ai thotë se vendimet e tij dhe kolegëve në KQZ janë të ankimueshme, duke iu përgjigjur atyre që e kanë akuzuar dhe se historia ka për t’i dënuar.

STATUSI I PLOTE I ANETARIT TE KQZ-SE, BLEDAR SKENDERI

Për të papunët që puna po i lidh me ne!

Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (shumicës së anëtarëve) për vazhdimin e proçesit për zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit, një sulm frontal dhe i paparë ndonjëherë ka filluar.
Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ.

Nuk po merrem me ligjin, as me argumentat ligjore apo kushtetues, sepse janë lexuar dhe përmendur aq shumë këto ditë, sa edhe shqiptari më i thjeshtë ka marë disa leksione ligjore!
Këtu, shkurtimisht, do doja t’iu jepja një përgjigje gjithë ushtrisë së anatemuesve!
Jam në këtë detyrë, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, konform një procedure ligjore.
Jam prind i dy fëmijëve, bashkëshort, bir i dy prindërve për të cilët jam krenar, vëlla i dy qytetarëve të denjë të këtij vendi! Kjo është familja ime e vogël!
Familja ime e madhe është Shqipëria!
Ligji është Bilba ime, e unë ushtar i Atdheut!
Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme!
Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se nuk kam përfituar asnjë gjë nga asnjë lloj pushteti!
Kudo ku kam qenë kam kryer detyrën time me profesionalizëm dhe përkushtim!
Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit!
Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje:
Historia ka për t’ju dënuar!
Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta!

Bledar Skenderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.