Çdo muaj dërgon të ardhura për familjen. Ishte moment kur marrëdhënia mes çiftit filloi të mos ishte më e njëjta kur Arbeni arrestohet nga policia me drogë, dhe dënohet me 2 vite burg.
Driola
Kumria u njoh me Arben Mukën, ndërsa punonte ne një fabrikë fasonerie në vitin
2007. Ata vendosën të lidhnin kurorë ndërsa në vitin 2008
shpërngulen nga Korca drejt Pogradecit. Kur djali i parë Sindriti vjen në jetë,
Arbeni emigron në Greqi dhe qëndron atje për afro dy vite. Çdo muaj dërgon të
ardhura për familjen. Ishte moment kur marrëdhënia mes çiftit filloi të mos
ishte më e njëjta kur Arbeni arrestohet nga policia me drogë, dhe dënohet me 2
vite burg. Driola duke menduar se Arbeni ishte dënuar shumë vite burg, vendos
të krijojë një tjetër familje. Ajo nis bashkëjetesën me një tjetër person, pa e
ditur se Arbeni del nga burgu, dhe mëson këtë të vërtetë të hidhur.
Vajza që ai kishte dashuruar nuk e kishte pritur. Arbeni nuk e kapërdin dot
këtë gjë ndaj bie ne depresion. Por për Driolën kishte nisur një tjetër kapitull,
vështirësie dhe dhune. Sokoli me të cilin ajo bashkëjetonte dhe kishin edhe një
djalë ishte xheloz dhe konsumonte alkool. Në këto kushte Driola vendos të
divorcohet me të dhe largohet nga Pogradeci bashkë me dy djemtë e saj në Korcë,
atje ku merr një shtëpi me qera. Për Driolën jetesa ishte e vështirë, ajo ishte
e vetme dhe nuk kishte mundësi për të ushqyer fëmijët. Vendos që një djalin e
vogël Eduartin që ishte 2-vjec, ta cojë në institucionin Shtëpia e Luleve
të Vogla në Korcë, pasi atje mund të ushqehej.
Sokoli kërcënon me jetë Driolën duke ushtrua dhe dhunë fizike ndaj saj. Djali
Eduarti qëndron rreth për 2-vjet në këtë institucion shtetëror dhe më pas
Driola e rimerr. Gjykata i jep urdhër mbrojtje ndërsa Driola kurohet pasi u
dhunua fizikisht nga Sokoli. Ndërkaq një vit më parë bashkëshorti i saj i parë
Arben Muka var veten në qelinë e burgut të Peqinit ne dhjetor të vitit 2018.
Historia u ndal aty nga nisi. Driola pati një fat të trishtë. Bashkëshorti i
saj i parë nuk jeton më, ndërsa bashkëjetuasi Sokoli vazhdon ta kërcënojë me
jetë nënë e dy fëmijëve…..