Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Historia rrënqethëse e 50-vjeçares që la Kavajën për Cavaglian

20:55 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71496377 666095953876641 6993658929280450560 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me lot në sy Mirela Kollçaku rrëfeu publikisht historinë e saj të emigrimit nga Kavaja drejt komunës së Cavaglian në Itali. Këtë e bëri në prani të 14 “delegacioneve” të pushtetit lokal nga Shqipëria, Italia, Franca, Estonia e Lituania.

Vajza nga Kavaja tha se me 28 janar 1998 mori vendimin për të lënë vendlindjen, Kavajën, për të emigruar drejt Italisë. “Babait dhe nënës nuk i tregova. U thashë se nuk do të largohem. Por bashkë me Luanin e kishim marrë vendimin për të ikur nga Shqipëria. Unë humba vendin e punës në Ndërmarrjen Tekstile. Edhe burri mbeti i papunë. Të gjitha fabrika dhe ndërmarrjet u mbyllën. Çfarë të bënim, si të jetonim”, tregoi publikisht Mirela.

Ajo tha mes lotëve se kishte udhëtuar gjatë gjithë natës me gomone drejt Italisë. “Rreth mesnatës, tha Mirela, hipëm në gomonen që drejtohej nga dy skafistë. Ata mbanin te këmbët mbanin dy kallashnikovë. Ishim 30 veta. Kur u nisëm pata shumë frikë. U bëmë qull nga uji. Pas afro gjashtë orësh mbërritëm në Bari. Policia italiane nuk na pengoi fare kur zbritëm. Mora trenin dhe u nisa drejt Cavaglian, aty ku qëndronte motra ime. Kisha mësur pak fjalë italisht dhe nuk pata probleme për të komunikuar”.

Shumë shpejt ajo nis punën në kishën e zonës si sanitare, ku punon për 7 vite. Pastaj shërben në një familje. “I shërbeja një të moshuare, thotë 50 vjeçarje. Kishte probleme më shëndetin mendor dhe përsëriste fjalët herë pas here. Unë mbaja shënime dhe kur takohesha me motrën e pyesja për kuptimin e fjalëve. Kjo më shërbeu për të mësuar gjuhën italane, tregon vajza nga Kavaja”.

Aktualisht Mirela punon në një dyqan, me kohë të pjesshme. Luani, burri është i papunë. Në shtëpi ka edhe vjehrrën dhe kunatën për të cilat kujdeset me shumë dashuri. I shërben edhe djalit 14 vjeçar që vijon shkollën.

“Më ka marrë malli shumë për Shqipërinë, thotë Mirela. Ka 5 vjet që nuk vij dot. Përballemi me plot vështirësi. Shoqatat dhe kisha nuk na i zgjidh dot të gjitha kërkesat. Aktualisht vetëm unë punoj. Do të vazhdoj të punoj fort për të mbajtur familjen”, përfundon rrëfimin e saj Mirela Kollçaku. /tirananews.al/

mirela

cavaglia Kavaja mirela kollcaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.