Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

“Hitleri kishte gjak hebre”/ Putin u kërkon falje hebrenjve për deklaratën e Lavrov

19:49 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 62740b7abceed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, u ka kërkuar falje hebrenjve për deklaratën e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se “Hitleri, ka pasur pjesërisht gjak hebre”.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, pas një telefonate që dy liderët e lartë patën me njëri-tjetrin pasditen e 5 majit.

Komenti i Lavrov, pati ardhur gjatë një interviste në një televizion italian, ku ai u përpoq të lidhte figurën e Hitlerit me atë të Volodymyr Zelenskyt sot, pasi ky i fundit ka prejardhje hebre dhe është President i Ukrainës. Ndërsa, një prej qëllimeve të operacionit ushtarak rus në Ukrainë, ka qenë pikërisht denazifikimi i pushtetit qendror.

Kur Lavrov u pyet se si mund të përpiqet Rusia të “denazifikojë” Kievin, teksa presidenti i tyre është pjesërisht hebre, ai tha se “edhe Hitleri kishte gjak hebre”.

Deklarata shkaktoi menjëherë një zemëratë të lartë në Jerusalem dhe kërkesa e faljes u kërkua menjëherë nga zyrtarët më të lartë izraelitë.

Sipas tyre, kjo e Lavrov ishte një përpjekje për t’ja ngecur fajin vetë hebrenjve për tragjeditë që i kanë ndodhur përgjatë historisë.

Ndërsa, mbi kërkesën e faljes nga ana e Putinit, ata janë shprehur falënderues, pasi ka sqaruar qëndrimin zyrtar të Moskës karshi popullit hebre dhe kujtesës së Holokaustit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal korrupsioni në Ukrainë, Zelensky pezullon prokurorin e përgjithshëm pasi ai largohet nga vendi

20:57 / September 14, 2026

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

14:00 / July 30, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.