Mika Can Raun, një 22-vjeçare nga Turqia ka regjistruar momentin kur ka hedhur në tualet kartëmonedhën prej 100 lirave, video të cilën më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.
Një aktakuzë është ngritur në Turqi kundër të resë, duke kërkuar një dënim me burg prej 7 vjet e 6 muaj me akuzën e “fyerjes publike të kujtimit të Ataturkut” dhe “fyerjes së shenjave të sovranitetit të shtetit” pasi ajo hodhi lira turke në tualet.
Ajo nuk i ka pranuar akuzat, duke pretenduar se kartëmonedhën nuk e ka hedhur në tualet, por e ka lënë në dysheme.
Në aktakuzë thuhej se e dyshuara, e cila në të vërtetë quhet Mikail Can Kurnaz ka vepruar me qëllim që të ofendojë ekzistencën shpirtërore të Ataturkut dhe flamurin turk, simbol i sovranitetit të shtetit.