Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hodhi foshnjën në lumë, askush në familje nuk e dinte për shtatzëninë e 42-vjeçares, çfarë nxorën hetimet

16:06 / March 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tapize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Leta Koci, një 42-vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, ndodhet tashmë në një shtrat spitali, e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj. Ngjarja makabre u zbulua pasi gruaja e cila kishte kryer lindje në shtëpi pa asnjë asistencë mjekësore, pësoi hemorragji dhe u transportua në maternitet.

Bluzat e bardha pasi mësuan ngjarjen e rëndë, njoftuan policinë.

Në bazë të dëshmisë së gruas, policia mbërriti këtu në lumin e Tapizës, ku gjeti buzë rrjedhës në një grumbull mbeturinash foshnjën e porsalindur të pajete dhe të mbështjellë me një qese plastike.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e kryeqytetit, ku do t’i nënshtrohet analizave mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në shtëpinë e familjes Koçi, ka rënë heshtja. Pas arrestimit të gruas, bashkëshorti po kujdeset për gjithçka i nevojitet në maternitet, ku po kurohet ndërsa në shtëpi ndodhen 2 prej 5 fëmijëve të kësaj familje.

Të pyetur nga policia, të gjithë kanë thënë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë dhe as mbi motivet që e shtynë për vrasjen e foshnjës së saj.

Të njëjtën gjë pohojnë dhe fqinjët, të cilët ngjarjen e mësuan vetëm pasi në zonë mbërriti policia.

Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj.

Më vonë, i kanë filluar komplikacionet shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e të motrës që e ka fqinje dhe së bashku kanë shkuar në maternitet, ku dhe u arrestua në flagrancë.

Mbi të rëndon akuza e vrasjes së foshnjës, vepër penale për të cilën rrezikon deri në 5 vite burgim.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.