Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një vajzë 6 vjeçe dhe babanë e saj, pasi topi i tyre kishte rënë në oborrin e autorit të dyshuar.
Robert Louis Singletary përballet me akuzën “vrasje në tentativë”.
I dyshuari është i njohur për policinë, pasi dyshohet se në muajin dhjetor ka sulmuar ish-të dashurën e tij.
