Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hohmann: S’ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri

10:39 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hohmann
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka dhënë mesazhin se nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme në sistemin e drejtësisë. Hohmann ka thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në një moment kritik pasi institucionet e drejtësisë po rikrijohen dhe se reforma duhet të ketë rrënjë të thella.

“Sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të sukesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësië janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të krijojë rrënjë të thella, kërkohet transparencë, integritet i lartë. Vettingu ecën përpara, por pasi të përfundojë, Këshillat duhet të ruajnë frymën e vettingut që të ruajnë standardet e larta të vettingut.

Tashmë, anëtarët e Këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse mbajnë të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një drejtësi më e mirë fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Bërja publike e këtyre do të sjellë një praktikë më të mirë gjyqësore. Gjykata e Lartë luan një rol qëndror. Nuk ka asnjë vendim më të mirë gjyqësor nëse nuk do të ketë në një trajtim më të mirë. Numri i ulët i aplikantëve të rinj në shkollën e magjistraturës tregon se duhet bërë më shumë.

Integrimi në BE kërkon angazhim për ato vlera dhe për një gjyqësor më cilësor dhe të pavarur, gjë që është një nga aspektet kyçe. Ju uroj suksese të mëtejshme”.

Christiane Hohmann
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.