Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Holanda, e gatshme të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas

21:07 / May 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kështu u tha në letrën që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, i dërgoi Parlamentit të këtij shteti më 24 maj.

Trajnimi do të koordinohej me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Ollongren, duke shtuar se edhe shtetet e tjera mund të bashkohen në këtë proces.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Një ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus.

Perëndimi ka thënë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën që ta mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë vazhdimisht kanë insistuar se nuk duan të nxisin një konfrontim direkt midis NATO-s, aleancës perëndimore ushtarake të mbështetur nga SHBA-ja, dhe Rusisë.

holanda piloteve trajnimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh sonte

21:19 / June 2, 2026

Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin sulmet me dronë

12:17 / April 13, 2026

Rusia dhe Ukraina sulme ndaj njëra-tjetrës, lëshohen qindra dronë

13:59 / March 15, 2026

Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore, shkatërrimi dhe bllokimet diplomatike

08:16 / February 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.