Holanda mesa duket do t’i mbyllë derën Shqipërisë. Gjatë diskutimeve që nisën ditën e sotme në parlament, ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.
I pyetur nga deputetët gjatë komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, Blok u shpreh kundër Shqipërisë duke mos argumentuar më tej përgjigjen e tij.
Ai e la të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.
Në këtë mënyrë është rikonfirmuar edhe njëherë mbajtja në fuqi e mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.
Gjithsesi vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga Komisioni Europian.