Kanë përfunduar të dyja ndeshjet e grupit C. Austria ka mundur minimalisht Ukrainën me rezultatin 1-0. Për austriakët, goli u shënua nga Baumgartner, në minutën e 21.
Një gol mjaft i bukur, pas asistit të në goditje këndi nga mbrojtësi Alaba. Nëse ruan këtë rezultat, Austria do të kualifikohet për në raundin tjetër, atë të fazës së 1/8.
Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë, teksa ka festë edhe për Austrinë, që siguron kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Euro 2020. Djemtë e Frank De Boer mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut. Memphis Depay kaloi tuLipanët në avantazh në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes skenën e mori Georgino Ëijnaldum. Kapiteni i Holandës, i cili është transferuar te PSG, realizoi dy gola brenda 7 minutave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit me 3 gola deri tani.
Vendi i parë në grupin C dhe 9 pikë të plota për Holandën, që do të luajë në raundin tjetër me vendin e tretë të grupeve D, E ose F.