Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holanda sjell dosje penale për 4 kryebashkiakë socialistë

21:13 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kandidate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë dosjet për 4 kryetarë bashkish, të kapur në shkelje me formularin e dekriminalizimit. Në kulmin e konfliktit politik për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, autoritet holandeze dorëzojnë pranë organit qendror të akuzës, dosjet me vendime penale për katër kryetarë bashkie në vend.

Mësohet se disa prej tyre janë listuar në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një mandat 4-vjeçar. Konfirmohet zyrtarisht që dosjet për katër kryebashkiakët i janë dorëzuar prokurores së përgjithshme. Emrat e tyre nuk bëhen publikë, ndërsa pritet që të kryhet ballafaqimi me formularët e dekriminalizimit të plotësuar prej tyre. Këto materiale do t’i nënshtrohen verifikimit dhe nëse Prokuroria i drejtohet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, bën me dije A2cnn.

Dosjet konsiderohen ende si sekret dhe nuk jepen detaje në lidhje me informacionet që përmbajnë ato, nëse janë vendime penale apo dokumente që përfshinë drejtuesit vendorë në veprime antiligjore në vendet e huaja. Mësohet se sektori i verifikimit të integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë disa shteteve për informacion mbi subjektet që kanë deklaruar se kanë jetuar në një shtet të huaj.

A do të përbëjë ky fakt një problem për sa kohë jemi në start të fushatës elektorale? Në mars të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi ndërprerjen e mandateve për dy kryetarë bashkish, atë të Tepelenës dhe Poliçanit, por pas dy vitesh hetimet ndaj tyre stopuan edhe pse dyshimet për akuzat ndaj tyre ishin të rënda.

holanda socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.